schema:text
| - Lajmi rrejshëm për kthimin e Kadri Veselit në Kosovë
Deklarata
E FUNDIT/ Kadri Veseli në Kosovë- Ja të rejat që po zhvillohen me Specialen
Vlerësimi
Rrenë
Lajmi nuk është i vërtetë. Kadri Veseli është në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ajo çfarë thuhet në titull dhe çfarë ka në përmbajtje nuk korrespondojnë njëra me tjetrën.
Artikulli
Ueb faqja “news333media.com” ka përdorur një përmbajtje të vjetër për të prodhuar një lajm të rremë. Lajmi i publikuar më 26 nëntor me titull: E FUNDIT/ Kadri Veseli në Kosovë- Ja të rejat që po zhvillohen me Specialen, nuk është i vërtetë. Kadri Veseli nuk po qëndron në Kosovë.
Një përmbaje e disa javëve më parë, rreth një kërkesë që mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veli, bëri në drejtim të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake pranë Gjykatës Speciale, është ribotuar me një titull i cili nuk përshtatet me realitetin. Kështu, portali në fjalë ka prodhuar një lajm të rremë.
Gjatë muajit tetor Gjykata Speciale kishte kërkuar nga Policia e Kosovës që nëse mund të garantoj për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Pas disa ditëve, një garanci e tillë ishte ofruar nga forcat e rendit në Kosovë.
Por, përgjatë kësaj kohe, Veseli asnjëherë nuk kishte qenë dhe nuk është në Kosovë. Prandaj, titulli i lajmit është i rremë.
I njëjti lajm është postuar edhe në rrjetin shoqëror Facebook ku ka marrë shumë reagime me pëlqime, komente e shpërndarje.
Lajmi është shoqëruar edhe me një fotografi nga Aeroporti i Prishtinës.
|