About: http://data.cimple.eu/claim-review/fe68d7ba6a7c96059b3ebdc5a6f1c489a0bf2e6eb4bd4e17f4fe34c0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi se një recetë kuzhine pastron toksinat në zorrë të trashë Deklarata Largoni toksinat nga zorra e trashë me këtë recetë Vlerësimi Me kos Artikulli me titull “Largoni toksinat nga zorra e trashë me këtë recetë” ka përfundime të paprovuara dhe të pa mbështetura në fakte. Specialistët shëndetësorë rekomandojnë dieta për largimin e toksinave nga zorra e trashë, apo në raste të caktuara përshkruhen edhe substanca medikamentoze. Për recetën e rekomanduar, mjekët thonë që “s’ka bazë shkencore, është thjeshtë një recetë kuzhine”. Artikulli Më 25 nëntor 2023, faqja e Facebook-ut, ‘Fjale te Urta’, (arkiva) ka publikuar një artikull me titull, “Largoni toksinat nga zorra e trashë me këtë recetë”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe nga ueb faqja ‘atdheal.com’(arkiva). Artikulli rekomandon një recetë në kushte shtëpie për pastrimin e zorrës së trashë. Krypometër ka kontaktuar me gastroenterologun Dr. Remzi Berisha për të verifikuar nëse një recetë e tillë është rekomanduar për trajtimin e kësaj sëmundje. Ai ka thënë se për problemet me zorrë rekomandohen dieta apo në rastet të caktuara edhe me barna që janë pjesë e protokoleve. Ai ka thënë se duhet të eliminohen disa ushqime. “Brumërat (byrek, makarona, shpageta, buka e nxehtë, flija, picat), mishrat e fërguar (sa më rrallë, më tepër preferohet mish i zier), salcat e ndryshme, kripërat, ëmbëlsirat, djegës, pijet e gazuara, pijet energjike, alkooli, kafet e shumta. Këto janë ushqimet të cilat duhet t’i mënjanojmë sa më shumë që mundemi” – thotë Berisha për Krypometër. Berisha ka shtuar se ka raste kur vjen deri te çrregullimi i florës normale të zorrës dhe grumbullimi i toksinave. “Te rastet e këtilla, pra te konstipacioni, nese me anë të ushqimit të rregullt nuk mundemi të pastrojmë zorrët mirë, atëherë veprohet me substanca medikamentoze që ndihmojnë në largimin e toksinave dhe njëkohësisht vendosjen e florës normale te zorrëve. Me vendosjen e florës normale të zorrëve dhe rregullimin e peristaltikës se zorrëve, atëherë vjen deri te largimi i toksinave nga zorrët dhe zakonisht pacienti e ndien veten më mirë. Sepse tek të gjithë pacientet ankesë kryesore është fryrja e barkut dhe konstipacioni”- ka thënë tutje Berisha në përgjigjen e datës 26/12/2023. Ndërsa doktori tjetër Arber Veliu, duke iu referuar artikullit, ka thënë për Krypometër se nuk ka ndonjë bazë shkencore në këtë recetë. “S’ka bazë shkencore, kjo është një recetë kuzhine, por tash po shkruajnë gjithçka”- tha për Krypometër gastroenteorologu Veliu.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software