About: http://data.cimple.eu/claim-review/ff089bd69bf9ee2230b7ff685733ecb82338563afa28002090325dc0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Nxjerrja nga konteksti i deklaratave të kryeministrit Albin Kurti Deklarata HaIIakat gjithe vendin Albin Kurti : Rreziku per konfIikt me Serbine eshte i Iarte sepse.. Vlerësimi Me kos Titulli është i hiperbolizuar dhe nuk mbështetet në përmbajtjen e tekstit. Artikulli është shkruar duke marrë deklarata nga intervista e kryeministrit Albin Kurti për gazetën italiane ‘La Repubblica’, në të cilën kryeministri flet për tensionet e fundit në veri. Fillimisht, nuk ka kurrfarë ‘lajmi të hidhur’ dhe kryeministri nuk ka ‘hallakatur’ vendin, pasi që ai në këtë intervistë ai ka folur kryesisht për tensionet në veri dhe ngjarjet që kanë ndodhur atje viteve të fundit. Kurti ka thënë që rreziku për konflikt me Serbinë është i lartë, por jo shumë i lartë, pasi që në Kosovë është NATO. Prodhuesi i këtij informacioni nuk ka ofruar dëshmi për konstatimet që i ka dhënë në këtë artikull. Artikulli Faqja në Facebook ‘Lexo Sot’ ka publikuar një artikull me titullin “LAJM I HlDHUR / HaIIakat gjithe vendin Albin Kurti: Rreziku per konfIikt me Serbine eshte i Iarte sepse..”. Artikulli është një përpunim i materialeve duke marrë citate nga intervista e fundit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për gazetën italiane ‘La Repubblica’. Në këtë intervistë, Kurti flet kryesisht për tensionet e fundit që kanë ndodhur në veri të Kosovës, pas vendimit për reciprocitet me Serbinë në targa dhe dokumente personale, si dhe në përgjithësi për ngjarjet atje që kanë ndodhur vitet e fundit. Kryeministri Kurti i pyetur nga gazetari për rrezikun e konfliktit me Serbinë, thotë se ai është i lartë, por jo shumë i lartë, pasi që në Kosovë është NATO. Në intervistën e publikuar përmbajtja e cilat tregohet në titull nuk është përmendur ndërsa autorët nuk kanë ofruar fakte për konstatimet e nxjerra. Titulli në këtë artikull është i hiperbolizuar dhe ka pasaktësi. Nuk ka kurrfarë ‘lajmi të hidhur’, pasi që Kurti ka folur për diçka që ka ndodhur ndërsa mbiemri i hidhur është konstatim i cili nuk del nga intervista. Artikulli vazhdon me konstatimin se lajmi e ka ‘hallakatur’ vendin. Artikulli nuk ka asnjë përmbajtje e cila dëshmon se vendi është hallakatur nga kjo deklaratë. Prodhuesi i informacionit nuk ofron asnjë fakt se pas kësaj deklarate ka pasur reagime apo ndonjë hallakamë. Titulli vlerësohet si i nxjerrë nga konteksti, me pasaktësi në të dhe i hiperbolizuar. Titulli është ‘clickbait’, për të nxitur lexuesin që të klikojë në të.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software