About: http://data.cimple.eu/claim-review/fff3d72fb6f94889736d36e50c39f7a0a9a8a6abc502396096b2b828     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia dhe mbishkrimi i pasaktë për Kadri Veselin Deklarata Kadri Veseli po akuzohet nga Haga qe ka luajtur ne Arsenal.. Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Kadri Veseli po akuzohet nga Haga qe ka luajtur ne Arsenal..!” është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se Veseli nuk ka aktakuzë të tillë nga Haga. Artikulli Më 18 dhjetor 2023, faqja e Facebook-ut Manchester City-Shqip (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën pretendon se është ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. “Kadri Veseli po akuzohet nga Haga qe ka luajtur ne Arsenal..!”- thuhet në përshkrimin e fotografisë. Mirëpo personi në fotografi nuk është z. Veseli, por futbollisti francez Laurent Koscielny cili ka qenë mbrojtës në ekipin anglez Arsenal F.C. Krypometri përmes kërkimit në internet ka gjetur se fotografia i përket vitit 2018 dhe ishte shkrepur kur Koscielny ishte lënduar gjatë një ndeshje kundër Atletico Madrid. Gjithashtu, Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e PDK-së, Valmir Klaiqin për të marrë një qëndrim për përshkrimin e fotografisë. “Ai informacion nuk është i vërtetë”- tha Klaiqi për Krypometër më 27 dhjetor 2023. Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi aktualisht po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së. Veseli ka qenë në sallën e gjykimit më datë 11 dhjetor 2023, në të cilën seancë janë dëgjuar dëshmitarët. Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte ç’njerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 10 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software