| schema:text
| - Fotografia e fabrikuar e Ilir Metës në një tunel me ari
Deklarata
PO E RUAN PËR DITË TË VËSHTIRA
Vlerësimi
Rrenë
Fotografia e ish-Presidentit, Ilir Meta me mbishkrimin “PO E RUAN PËR DITË TË VËSHTIRA” është e fabrikuar. Ilir Meta nuk është fotografuar në një tunel me ari, si paraqitet në këtë fotografi. Në fotografinë reale, Meta është duke komunikuar më dikë tjetër në telefon. Fotografia e tunelit me ari është përdorë në disa postime tjera për të prodhuar informacione të rreme se gjoja i njëjti tunel është ndërtuar në Vatikan. Zëdhënësi i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka konfirmuar se fotografia nuk është reale.
Artikulli
Më 04.05.2024, faqja në Facebook ‘Shqiptaret jane Ilire’ (arkiva), ka publikuar një fotografi të ish presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, në përshkrimin e së cilës thuhet: “PO E RUAN PËR DITË TË VËSHTIRA 😳”.
Në këtë fotografi Meta shihet në një tunel të mbushur me ari.
Krypometër, përmes Google Lens ka gjetur se në fotografinë reale nuk është Ilir Meta. E njëjta fotografi e tunelit me ari është përdorë për prodhim të informacioneve të rreme se i njëjti tunel është nga Vatikani në Jerusalem apo nga Vatikani në Maui Hawaii.
Përveç kësaj, Krypometër përmes kërkimit të videove të publikuara në profilin në Facebook të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta ka gjetur videon origjinale të publikuar nga ai, e të cilën e kanë përdorur në këtë postim të rremë. Më 27.04.2024, ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kishte postuar një video në të cilën shihet duke komunikuar me dikë përmes kamerës me përshkrimin, “Nga Vlora erdhi fotoja e parë, atyre ju përket dhe përshëndetja e parë! 🇦🇱…”.
Krypometri ka folur edhe me zëdhënësin e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, rreth kësaj fotografie.
“Ky është një montim i fëlliqur”- tha Blushi për Krypometër.
Ilir Meta ka qenë kryeministër i Shqipërisë (1999-2002) dhe President i Shqipërisë (2017- 2022). Ai ishte pjesë e Partisë Socialiste të Shqipërisë, ndërsa në vitin 2005 e kishte formuar partinë Lista Socialiste për Integrim.
Më 27.04.2024, Ilir Meta u zgjodh kryetar i Partisë së Lirisë.
Në emisionin ‘Opinion’, më 15.05.2024 ai deklaroi se kjo parti nuk ishte mirë e organizuar.
“Ka patur një organizim të ç’organizuar. Në nivele të larta zakonisht nuk ka gabime, ka tradhëti që selia e Partisë së Lirisë të mos ketë roje të natës gjashtë muaj dhe kryetari i Partisë së Lirisë, të mos e di dhe ta merr vesh vetëm kur emëron një burrë fisnik si Rexhep Ballmi, drejtor të organizimit, kjo është shumë e rënd që kjo parti është target i Edi Ramës, është target i krimit të organizuar”- thotë ai në intervistën dhënë emisionit ‘Opinion’, në RTV KLAN.
Ndryshe Meta është i martuar me Monika Kryemadhi e cila është edhe pjesë e Partisë së Lirisë në pozitën e anëtarës së kryesisë dhe deputete nga Fieri.
“Raporti im politik me Kryemadhin nuk është i mirë prej kohësh. Znj. Kryemadhi ka kontribute të jashtëzakonshme deri ditën që ajo ka vendosur për djegien e mandateve…”- ka thënë tutje Meta në këtë intervistë.
|