About: http://data.cimple.eu/claim-review/03f7446d0eb790081457ce376392ca2a461f9920daf9c0a95d5109b2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Konstatimet e pa-bazuara për rastin e vetëvrasjes së 19-vjeçares nga Mitrovica Deklarata TRAGJEDIA NË MITROVICË: KY ËSHTË I RIU KOSOVAR QË SHTYRI NË VETËVRASJE TË FEJUARËN E TIJ 19-VJEÇARE / EMRI Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Titulli i artikullit “TRAGJEDIA NË MITROVICË: KY ËSHTË I RIU KOSOVAR QË SHTYRI NË VETËVRASJE TË FEJUARËN E TIJ 19-VJEÇARE / EMRI” është i rremë pasi kanë konstatuar fajësinë e të dyshuarit. Nuk ka ndonjë vendim të gjykatës që ai është shpallur fajtor. Mediat nuk do ta trajtojnë asnjë individ si fajtor, para se një vendim i tillë të konfirmohet nga gjykata. Artikulli Në portalin Gazetaalba.info më datën 10 shtator 2022 është shpërndarë një lajm me titullin “TRAGJEDIA NË MITROVICË: KY ËSHTË I RIU KOSOVAR QË SHTYRI NË VETËVRASJE TË FEJUARËN E TIJ 19-VJEÇARE / EMRI”. Këtë përmbajte e kanë shpërndarë dhjetë faqe të Facebook-u me datën 10 shtator 2022: Njësia Speciale e Kosovës, Kosova jonë, Kosova ime, Republika Online, Njesia Speciale, Kosova jonë, Ushtria e Kosovës, Kosova jonë, Albaneës, Politikë Shqiptare. Lajmi i referohet një rasti të vdekjes së një 19-vjeçareje nga Mitrovica më datën 8 shtator 2022. Detaje zyrtare të Policisë treguan se i dyshuar në këtë rast është i fejuari i saj. Ai dyshohet se ka kryer vepren penale “Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje”. Si rrjedhojë, titulli i shpërndarë nga Gazetaalba.info është i rremë, pasi kanë konstatuar fajësinë e të dyshuarit. Nuk ka ndonjë vendim të gjykatës në të cilin ai është shpallur fajtor. Sipas pikes 5 të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Gazetat, portalet dhe agjensitë e lajmeve nuk do ta trajtojnë asnjë individ si fajtor, para se një vendim i tillë të konfirmohet nga gjykata. Po ashtu thuhet se gazetarët dhe redaktorët janë të obliguar të mos prejudikojnë fajësinë e një personi të akuzuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software