About: http://data.cimple.eu/claim-review/0574302af23df48c0e17c927ea9b6c1a939cff4dbec0219e98ad028f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë se në regjistrimin e fundit 1.6 milion qytetarë janë deklaruar myslimanë Deklarata Në regjistrimin e fundit në Korrik 2024 në Kosovë u deklaruan, 1.663.412 mysliman, 38.438 katolik, 25.837 ortodoks. 97% mysliman, 3% të krishterë Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Infografika në të cilën konstatohet se “Në regjistrimin e fundit në Korrik 2024 në Kosovë u deklaruan, 1.663.412 mysliman, 38.438 katolik, 25.837 ortodoks. 97% mysliman, 3% të krishterë”- është e rreme. Në regjistrimin e popullsisë të realizuar në vitin 2024 janë 1,586,659 banorë rezidentë në Kosovë. Avni Kastrati, u.d. drejtor i Agjencisë së Statistikavë të Kosovës, ka thënë se ende nuk janë nxjerrë rezultatet e përkatësinë etnike apo religjioze bazuar në regjistrimin e fundit. Krypometri ka gjetur se të dhënat e paraqitura sikur të regjistrimit të vitit 2024 në fakt janë rezultatet e regjistrimit të bërë në vitin 2011. Artikulli Më 21.10.2024 një profil në rrjetin social Threads (arkiva & arkiva) ka publikuar një postim në të cilin pretendohet se në regjistrimin e fundit të popullsisë në Kosovë, që është bërë në vitin 2024, 97% e qytetarëve të Kosovës janë deklaruar se janë të besimit mysliman. “Regjistrimi i popullsis ne kosov 97% Musliman Mashalla”, është vënë mbishkrimi tek një post brenda te cilit thuhet “Në regjistrimin e fundit në Korrik 2024 në Kosovë u deklaruan, 1.663.412 mysliman, 38.438 katolik, 25.837 ortodoks. 97% mysliman, 3% të krishterë”. Për të verifikuar këto të dhëna, Krypometri ka kërkuar në faqen e Agjencisë së Statistikave të Kosovës nëse janë publikuar rezultatet finale të regjistrimit të popullsisë. Bazuar në publikimet e bëra në faqen e ASK-së rezulton që publikimi i fundit ishte bërë në muajin korrik të vitit 2024, mirëpo aty janë vetëm të rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare. Sipas këtyre rezultateve të publikuara edhe në profilin e ASK-së në Facebook, më 13.07.2024, janë 1,586,659 banorë rezidentë në Kosovë. Bazuar në këto të dhëna i bie që numri total i banorëve rezidentë janë për 76 mijë persona më pak se sa konstatimi i bërë në postimin në Threads se gjoja 1,663,412 persona janë deklaruar si myslimanë. Në rezultatet paraprake të publikuara në ASK nuk ka të dhëna për numrin e qytetarëve që janë deklaruar myslimanë apo të ndonjë feje tjetër. Krypometri ka kontaktuar me Avni Kastratin, u.d. drejtor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për të parë nëse janë publikuar rezultatet e përkatësive fetare të qytetarëve të Kosovës. Kastrati ka thënë se aktualisht askush nuk i ka informacionet se sa qytetarë janë deklaruar myslimanë në regjistrimin e fundit, pasi të dhënat janë duke u përpunuar. “ASK është duke i pastruar të dhënat dhe diku në pjesën e dytë të dhjetorit i publikojmë të dhënat. Deri më sot askush edhe ne nuk kemi mundësi të dimë përkatësinë etnike apo religjioze”- është shprehur Kastrati. Nga 05,04,2024 deri më 24.05.2024 në Kosovë është zhvilluar procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, i dyti që prej kur Kosova shpalli Pavarësinë në vitin 2008. Regjistrimi i parë u bë në vitin 2011 dhe atëherë Kosova kishte mbi 1,7 milion banorë. Në regjistrimin e vitit 2011, 95% e qytetarëve të Kosovës ishin deklaruar myslimanë apo 1,663,412 persona rezidentë. Njësoj si në regjistrimin e kaluar, edhe këtë vit, komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës bojkotuan në shumicë pjesëmarrjen në procesin e regjistrimit. ASK këto të dhëna i ka mbledhur në bazë të të dhënave komunale, orëve të rrymës e regjistrimeve në shkolla.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software