About: http://data.cimple.eu/claim-review/068ec05fa401b5fa57d040db3216ef6925af2e366899845fa0537bad     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shtrembërimi i deklaratës së Haradinajt rreth kohës kur Albin Kurti ishte në burgjet e Serbisë Deklarata Ramush Haradinaj: Albin Kurti u trajtua si mbret në burgjet e Serbisë, ai dha edhe intervistë nga aty, lidhja tij është e dyshimtë. Ja faktet! Vlerësimi Rrenë Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj në këtë intervistë nuk ka thënë se kryeministri Albin Kurti është trajtuar si mbret në burgjet e Serbisë. Po ashtu, në artikull nuk është asnjë fakt që e dëshmon se Kurti është trajtuar si mbret në burg, ashtu siç pretendohet në titull. Artikulli Ueb-faqja online gazetalajmi.org më 25 shtator 2022 ka publikuar një artikull me titull “Ramush Haradinaj: Albin Kurti u trajtua si mbret në burgjet e Serbisë, ai dha edhe intervistë nga aty, lidhja tij është e dyshimtë. Ja faktet!”. E njëjta përmbajtje është publikuar edhe në disa faqe në Facebook si: InfoKosova, Korrespodenti, Gazeta Republika, Gazeta Press, Speciale, 24 Ore. Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj në këtë intervistë nuk ka thënë se kryeministri Albin Kurti, është trajtuar si mbret në burgjet e Serbisë. Po ashtu, titulli ka për synim të nxisë lexuesin të klikojë në të duke qenë se në titull thuhet “Ja faktet!”, por në artikull nuk është pasqyruar asnjë fakt që e dëshmon një gjë të tillë të pretenduar në titull të postimit. Më pas, brenda në tekst, në fjalinë e tretë, thuhet: “Ai tha se Kurti ishte trajtuar mirë në kohën sa kishte qenë në burg, madje Haradinaj e vlerëson edhe intervistën e tij që e kishte dhënë nga burgu, duke thënë se lidhja e Kurtit me Serbinë është e dyshimtë”. Bazuar në intervistën së cilës i është referuar ueb-faqja, Haradinaj nuk thotë se Kurti është trajtuar mirë në burg. Ueb-faqet e lartëcekura nuk kanë përfshirë në artikull asnjë citat të drejtpërdrejtë nga intervista e deputetit Ramush Haradinaj. Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, i cili është publikuar në “Youtube” më 25 shtator 2022. Haradinaj në këtë emision është pyetur për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe trajtimin e tij gjatë kohës sa ky i fundit ka qenë i burgosur politikisht. “Nuk ka qenë trajtimi i njëjtë nëpër burgje, disa e kanë pësuar keq, disa nuk janë gjallë hiç prej të burgosurve të Serbisë. Kurtit i prini fati me dhanë intervistë, erdh në shtëpi, tash ne nuk duhet më u gëzua që dikush është keqtrajtuar, ose nuk duhet më u idhnua që nuk e kanë keqtrajtuar dikë. Por nganjëherë po na jep dilema realisht, tash kur pe shohim qysh p’i trajton mësimdhënësit ky po na qet në konfuzion, nuk po e dijmë më kënd është kryeministri jonë”- ka thënë Haradinaj duke iu përgjigjur një pyetje sygjestive të gazetarit, që Kurti nuk është keqtrajtuar në burgjet e Serbisë. Deklarimin e Ramush Haradinajt lidhur me këtë çështje e gjeni në këtë link, duke filluar nga minuta 19:30.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software