About: http://data.cimple.eu/claim-review/06fc2bccd3d402a63949ab2c003377a5390ffda1038c3efd27bbf46c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë për deklaratën e von der Leyen Deklarata Kjo është një ditë vërtet e trishtuar për Evropën! Banka e Anglisë padit Ursula von der Leyen për atë që tha në TV live. Çdo banor i Evropës duhet të dijë për të! Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Kjo është një ditë vërtet e trishtuar për Evropën! Banka e Anglisë padit Ursula von der Leyen për atë që tha në TV live. Çdo banor i Evropës duhet të dijë për të!” është i rremë. Përmbatja e artikullit është e rreme dhe e njëjta është publikuar në një faqe (erbai.top; arkiva), e cila është imitim i dizajnit të faqes së BBC.com. Në një përgjigje për Krypometër, nga Komisioni Europian kanë thënë se von der Leyen nuk ka thënë deklarata të tilla. Artikulli Më 30.05.2024, faqja e Facebook-ut Wilaya de Tipasa (arkiva) ka publikuar një artikull me titullin “That is a really sad day for the Europe! Bank of England sues Ursula von der Leyen for what she said on live TV. Every resident of Europe should know about it! (në shqip: “Kjo është një ditë vërtet e trishtuar për Evropën! Banka e Anglisë padit Ursula von der Leyen për atë që tha në TV live. Çdo banor i Evropës duhet të dijë për të!”. Ky informacion është sponzorizuar për tregun e Kosovës edhe nga disa faqe të tjera, si: The Freedom Catalyst (arkiva) dhe CHAPEAU CLAQUE (arkiva). Në përmbajtje pretendohet se presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se nuk duhet të punoni për të qenë i pasur. Më tej artikulli pretendon se von der Leyen ka prezantuar një aplikacion që “mund të fitoni mijëra dollarë në ditë duke shpenzuar vetëm 10-20 minuta kohë të lirë në ditë”. Përveç kësaj, artikulli është publikuar në faqen erbai.top (arkiva), e cila është imitim i dizajnit të faqes së BBC.com. Në faqen erbai.top, në cilëndo prej rubrikave që klikon, të dërgon në fund të faqes ku është publikuar artikulli, tek pjesa e komenteve. Për të verifikuar vërtetësinë e informacioneve të paraqitura, Krypometër ka kontaktuar me zyrën për media në Komisionin Europian. Në një përgjigje për Krypometër, nga Komisioni Europian kanë thënë se von der Leyen nuk ka thënë deklarata të tilla. “Jo [nuk ka thënë ashtu]… Nuk jemi të informuar për ndonjë padi nga ata [Banka e Anglisë]”- thuhet në përgjigje. Më tej, Krypometër ka gjetur intervistën origjinale të Presidentes von der Leyen, e cila është shfrytëzuar për të prodhuar artikullin e rremë. Në këtë intervistë që është zhvilluar më 12.05.2024, von der Leyen ka folur për nevojën për të mbrojtur Ukrainën kundër agresionit të Rusisë për të ruajtur paqen në Evropë. Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së cilës i skadon mandati në fund të vitit 2024, është prezantuar më 21.02.2024 si kandidate udhëheqëse e Partisë Popullore Evropiane (EPP), për një mandat të ri pesëvjeçar. Kandidatura e Von der Leyenit është shpalosur nga Manfred Weber, shef i këtij grupimi politik të qendrës së djathtë evropiane, që është grupi më i madh në Parlamentin Evropian. Presidentja e KE-së ka premtuar se, nëse fiton edhe një mandat, do të vazhdojë punën në shumë fusha në të cilat ka punuar edhe në mandatin e tashëm, përfshirë edhe në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në asistencën financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor. Zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian do të mbahen në të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian nga 6 deri më 9 qershor. Qytetarët e BE-së do t’i zgjedhin 720 anëtarë të Parlamentit nga të gjitha vendet anëtare, bazuar kryesisht në madhësinë e popullsisë së secilit vend. Pra, Gjermania do të dërgojë më së shumti ligjvënës në Bruksel/Strasburg – 96 eurodeputetë – ndërsa Qiproja, Luksemburgu dhe Malta nga 6 sosh secila. Grupi më i madh politik është ai i qendrës së djathtë, Partia e Popullit Europian (EPP) – pjesë e së cilës janë CDU-ja gjermane dhe Platforma Civile polake (PO) – i ndjekur nga Socialistët dhe Demokratët (S&D) – që sjellë së bashku partitë socialdemokrate të qendrës së majtë. Pastaj ka shumë grupe të tjera, duke nisur me Renew, i cili mbledh partitë liberale dhe ato të qendrës, siç është Partia Renaissance e presidentit francez, Emmanuel Macron.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software