About: http://data.cimple.eu/claim-review/094d6d3c4433fa2e712eef3136989e3bf82a814a98166a657da9133b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përdorimi i figurave publike për shitje të suplimenteve Deklarata Rikthe shikimin në 7 ditë. Shkruani recetën përpara se të fshihet Vlerësimi Me kos Postimi në Facebook “rikthe shikimin në 7 ditë. Shkruani recetën përpara se të fshihet”. Aktualisht në këtë postim nuk hapet asnjë recetë apo artikull, që tregon se si mund të rikthehet shikimi për 7 ditë. Por, në këtë postim në Facebook fillimisht ishte bashkangjitur një artikull, në të cilin në mënyrë të rrejshme janë përdorë imazhet dhe brendi i Emisionit Opinion që transmetohet në Klan TV. Autori dhe moderatori i emisionit Opinion, Blendi Fevziu, ka thënë “s’kam realizuar atë intervistë, nuk e di kush e ka bërë këtë, kjo nuk është as faqja e emisionit tim, kjo është fake”. Artikulli Më 28.02.2024 faqja në Facebook “Mavrikana Beison” (arkiva) ka publikuar një postim me titull “rikthe shikimin në 7 ditë. Shkruani recetën përpara se të fshihet”. Në të njëjtin postim është bashkangjitur një artikull i publikuar në një faqe që është prezantuar si pjesë e emisionit “Opinion” i cili transmetohet në Klan TV. Artikulli është ilustruar me fotografitë e gazetari Blendi Fevziu, i cili është autor dhe moderator i emisionit “Opinion”. Artikulli pretendon se një student me emrin Jakup Cani ka fituar çmimin prestigjioz evropian në inovacionin mjekësor për zbulimin e një metode për rikthimin e shikimit në çdo moshë dhe i njëjti është intervistuar nga Blendi Fevziu. Ndonëse në këtë artikull është një intervistë mes studentit Cani dhe një gazetareje, ilustrimi i tekstit është me fotografinë e gazetarit dhe moderatorit Blendi Fevziu, e ndër tjerash është edhe një fotografia e Neurokirurgut shqiptar, Dr. Mentor Petrela, me të cilin sipas artikullit thuhet se studenti i ashtu quajtur Jakup Cani ka biseduar për këto ilaçe. Krypometri ka pyetur edhe gazetarin Blendi Fevziu rreth kësaj interviste të supozuar. Fevziu për Krypometër tha se kjo nuk është e vërtetë, duke iu referuar artikullit i cili është i ilustruar me fotografi të tij. “Unë s’kam realizuar atë intervistë, nuk e di kush e ka bërë këtë, kjo nuk është as faqja e emisionit tim, kjo është fake”- tha Fevziu për Krypometër. Artikulli gjithashtu reklamon një produkt të quajtur “O Caps”, për të cilin thuhet se përmirëson shqisën e shikimit dhe në këtë artikull çmimi i tij është 39 euro me zbritje pasi që çmimi i vjetër ishte 78 euro. Krypometër ka verifikuar nëse fotografia e publikuar i takon studentit Jakup Cani, por nga kërkimet në Google Lens, del që kjo është një portret që përdoret për ilustrim të imazhit të një personi që punon në zyre. I njëjti emër është përdorë edhe në një artikull tjetër në të cilin janë përdorë fotografi të rreme përmes të cilave promovohet i njëjti supliment. Krypometër ka kontrolluar edhe nëse ky ilaç ka autorizim marketingu në Kosovë dhe ka gjetur se produkti ‘O Caps’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale prandaj edhe nuk mund të ofrohet për shitje dhe përdorim klinik. Kryepometër ka pyetur specialistin e farmacisë klinike, Astrit Haxhijaha nëse e njeh këtë produkt. Ai tha për Krypometër se ‘O Caps’ është suplement e jo ilaç. “Pra kjo mund të ndihmojë pak problemin por s’mund të përdoret për ta trajtuar problemin”- thuhet në përgjigjen e Haxhijahës për Krypometër të datës 18.03.2024
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software