About: http://data.cimple.eu/claim-review/0abf9c18bf6787b3fa74268857feee9146f88d3a0ff2db75a69f6abd     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë se FSK kontrollon kufijtë me helikopter Deklarata Kosovska vojskva kontrolira granice sa Apaci Helikopterem Vlerësimi Rrenë Videoja në të cilën shihet një ushtar i FSK-së në një helikopter nuk është bërë gjatë patrullimit të kufijve të Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është e pajisur me helikopter, si pretendohet në këtë postim se: “Ushtria e Kosovës kontrollon kufijtë me helikopter Apache”. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se nuk janë duke e monitoruar kufirin me helikopter. Përgjegjës për kontrollin e vijës kufitare të Kosovës është Policia e Kosovës. Artikulli Më 02.09.2024 një profil në Threads ka publikuar (arkiva) një video në të cilin shihet një ushtar i Kosovës duke pretenduar se ushtria e Kosovës po kontrollon kufijtë me helikopter Apache. “Kosovska vojskva kontrolira granice sa Apaci Helikopterem”- është shkruar në postim, që në shqip do të thotë: “Ushtria e Kosovës kontrollon kufijtë me helikopter Apache”. Krypometër fillimisht ka kontrolluar strukturën e Forcës së Sigurisë së Kosovës të publikuar në faqen zyrtare dhe rezulton se nuk e ka fare në strukturë Komandën e Forcave Ajrore. Krypometër ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes në lidhje me pretendimet e faqes se ushtria po kontrollon kufijtë me helikopter. Zëdhënësja e kësaj ministrie, Liridona Gashi i ka demantuar si të pa vërteta këto pretendime duke thënë se FSK-ja nuk e bën kontrollin e kufirit me helikopter. Më tej, Krypometër përmes kërkimit të fotografive në Google Lens ka gjetur se materiali është xhiruar gjatë një trajnimi të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ishte publikuar më 20.09.2024. Forca e Sigurisë së Kosovës ende nuk është pajisur me helikopterë. Gjatë një pranimi të një donacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2021, presidentja e vendit, Vjosa Osmani kishte kërkuar ndihmë nga aleatët që ta pajisin Ushtrinë e Kosovës edhe me helikopterë. “Shpresoj që faza e ardhshme e ngritjes së kapaciteteve të përfshijë edhe helikopterët shumë të nevojshëm për ushtrinë tonë dhe shtetin tonë të cilët përtej ofrimit të kapaciteteve mbrojtëse do të shërbejnë edhe për të shpëtuar jetë njerëzish në rast të emergjencave ose katastrofave humanitare sikurse janë ato që pësojnë nga ndryshimet klimatike. Prandaj edhe këtu e shfrytëzoj rastin të kërkoj ndihmën e aleatëve tanë të pajiset edhe Forca jonë”- kishte deklaruar Osmani. Si dëshmi për mungesë të helikopterëve është fakti që gjatë krizës së zjarreve në Kosovë, Kosova kishte kërkuar ndihmën e KFOR-it për t’i fikur zjarret në zonat malore. Më 18.07.2024 helikopterë të forcave amerikane, që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, kanë ndihmuar zjarrfikësit e Klinës në shuarjen e zjarreve në fshatrat Vidajë dhe Jagodë. “Asetet e KFOR-it vazhduan të ofrojnë ndihmën e tyre deri në eliminimin e rrezikut nga zjarri”- thuhet në njoftimin e KFOR-it. Çështja e kontrollit të kufirit Krypometër ka kontrolluar ligjet që e rregullojnë kontrollin e vijës kufitare të Kosovës. “Kontrolli kufitar është në kuadër të kompetencave të Policisë Kufitare, Doganës së Kosovës dhe Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit. Në kryerjen e detyrave të kontrollit kufitar, Policia kufitare bashkëpunon me agjencitë e tjera shtetërore të përfshira në kontrollin kufitar”- thuhet në Udhëzimin Administrativ për ushtrimin e kontrollit kufitar. Policia e Kosovës ka njësitin e veçantë për kontrollin kufitar, i cili është përgjegjës për kontrollin e vijës kufitare. “Departamenti për Kufi është përgjegjës për: Menaxhimin dhe kontrollin në pikat e kalimit të kufirit; Menaxhimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen përgjatë kufirit të Gjelbër dhe të Kaltër; Sigurimin e pacenueshmërisë të kufirit shtetëror”- thuhet në faqen e Policisë së Kosovës. Në vitin 2013, ish- kryeministri Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Kosovës i kishte dërguar një letër Sekretarit Gjeneral të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen, në të cilën e kishte garantuar atë dhe NATO-n se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të ndërmarrin misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in. KFOR pati deklaruar se vendosja e FSK-së në veri të Kosovës, kërkon paraprakisht miratimin nga KFOR-i, sipas marrëveshjeve ekzistuese. Në komunikatat e tyre të vazhdueshme ata theksojnë se “KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit – EULEX, përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software