Rrena se Asociacioni është ide e liderëve shqiptarë
Deklarata
Ahtisari jo, kush nga liderët shqiptarë dha idenë e komunave me shumicë serbe?
Vlerësimi
Rrenë
Titulli i artikullit “Ahtisari jo, kush nga liderët shqiptarë dha idenë e komunave me shumicë serbe?” është i rremë. Në artikull nuk ka asnjë dëshmi e nuk është cituar asnjë burim se Asociacioni i Komunave serbe është ide e një lideri shqiptar.
Artikulli
Më 5 janar 2023 faqja e Facebook-ut “Autochthonous Shqipe” ka shpërndarë një artikull me titull: “Ahtisari jo, kush nga liderët shqiptarë dha idenë e komunave me shumicë serbe?”.
Artikulli figuron të jetë i publikuar nga faqja e internetit blicalb.com.
Ky artikull është shpërndarë nga faqe në Facebook si: Portal Momentum, FRYM, dhe nga faqe në internet si: republikalajm.com dhe a-news24.com.
Përkundër se në titull paralajmërohen emra të liderëve shqiptarë për idenë e komunave me shumicë serbe, brenda tekstit nuk ka asnjë dëshmi se Asociacioni i Komunave serbe është ide e një lideri shqiptar.
Artikulli është publikuar dhe shpërndarë si lajm gazetaresk, por në përmbajtje janë postuar vetëm disa komente të qytetarëve të pa-mbështetura në fake dhe që nuk kanë ndërlidhje me titullin e artikullit.