About: http://data.cimple.eu/claim-review/0b154f61f714b25b6f546765c3b795986753bd17a3b1c30ea1918228     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Gabimi në llogaritje i Hashim Thaçit kur foli në emër të 91 deputetëve Deklarata “Sapo përfundova takimin me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nga 120 deputetë, përfaqësuesit e 91 prej tyre u shprehën për krijimin e një Qeverie të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019” Vlerësimi Rrenë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka llogaritur vetëm 29 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pas situatës me pandeminë COVID-19. Por në fakt, ky subjekt politik është i përfaqësuar në Kuvend me 30 deputetë. Kjo pasi që grupit parlamentar të LVV-së i ishte bashkuar Elbert Krasniqi nga partia egjiptiane, IRDK. Edhe në LDK ka pasur zëra kundërshtues, fillimisht për rrëzimin e qeverisë dhe më pas edhe për koalicione të mundshme me PAN. Kundër rrëzimit të qeverisë votuan 3 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala. Artikulli Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit konsultativ me liderët e subjekteve politike parlamentare, ka deklaruar se nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi, 91 prej tyre janë shprehur për krijimin e një qeverie të re. Në fund të takimit me përfaqësuesit e partive parlamentare Thaçi deklaroi se të gjitha partitë politike përveç njërës janë për zgjedhje të reja. “Bazuar në diskutimet e juaja si dhe duke marrë parasysh që të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend me përjashtim të njërës janë për formimin e Qeverisë së re”, ka thënë ai. Ndërkaq së dyti në një publikim në profilin e tij zyrtar në Facebook, presidenti tha se 91 deputetë të Kuvendit janë për një Qeveri të re. “Sapo përfundova takimin me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nga 120 deputetë, përfaqësuesit e 91 prej tyre u shprehën për krijimin e një Qeverie të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019”, ka shkruar presidenti. Në këtë deklarim, Thaçi i ka llogaritur vetëm 29 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pas përfundimit të situatës me pandeminë COVID-19. Por në fakt, ky subjekt politik është i përfaqësuar në Kuvend me 30 deputetë. Kjo pasi që grupit parlamentar të LVV-së i ishte bashkuar Elbert Krasniqi nga partia egjiptiane, IRDK. Në anën tjetër, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka pasur zëra kundërshtues, fillimisht për rrëzimin e Qeverisë dhe më pas edhe për koalicione të mundshme me PDK-në, AAK-në dhe Nismën Socialdemorate. Më 25 mars, kundër rrëzimit të Qeverisë votuan 3 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala. Po atë ditë, nënkryetarja e LDK-së, njëherësh kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani ka theksuar se është kundër çfarëdo koalicioni të partisë së saj me PDK-në, AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate. “Unë e di kontratën cila është kontrata që ne e lidhëm me qytetarët dhe ajo ka qenë: jo koalicion me partitë e PAN-in e po luftimit të krimit dhe korrupsionit. Meqë kam mbajtur konsistencë në qëndrimet e saj, dhe për këtë qytetarët i kam dëshmitarë, unë jam kundër çdo marrëveshje me partitë e PAN-it dhe nuk e thyej besimin e elektoratit të LDK-së për asnjë çmim”, kishte thënë Osmani më 25 mars. Gjithashtu, Vjosa Osmani pas takimit konsultativ që është mbajtur sot mes presidentit Thaçi dhe liderëve të partive politike parlamentare, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, duke thënë se Thaçi po tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. “Sot, 7 vite pas, po i njëjti tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen”, ka shkruar Vjosa Osmani sot në Facebook. Po ashtu, edhe deputeti i LDK-së, Ardian Shala kishte konfirmuar për KALLXO.com se ka votuar kundër një koalicioni me AAK-në dhe Nisma-AKR. Lëvizja Vetëvendosje ka 30 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës është grupi i dytë më i madh parlamentar me 28 deputetë, PDK 24 dhe Lista Serbe 10.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software