About: http://data.cimple.eu/claim-review/0d001e7748b641ced8ef4cb63dbb8cb48a267dd4b116049dfcbb24ca     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përshkrim i rremë për fjalimin e deputetes Ganimete Musliu në Kuvend Deklarata Kush pom del fer Vlerësimi Rrenë Video në të cilën shihet deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu me mbishkrimin ‘Kush pom del fer’ është e rreme. Video është e manipuluar ndërsa citati i mveshur deputetës Musliu është i rremë. Ganimete Musliu nuk ka deklaruar një gjë të tillë në seacën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur më datë 02/03/2023. Artikulli Më 6 mars 2023 Gazeta Mergata (arkive) ka shpërndarë një fjalim të deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu me përshkrimin ‘Kush pom del fer’. Krypometër përmes kërkimit në Google Lens ka gjetur se videoja e përdorur në këtë fotografi është marrë nga një fjalim që Musliu kishte mbajtur në seancën plenare, më 2 mars 2023. I njëjti fjalim ishte shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e Partisë Demokraktike të Kosovës. Deputetja Musliu para deputetëve të Kuvendit të Kosovës kishte folur se si kryeministrit Kurti nuk i kishte mbajtur premtimet e dhëna. “Nuk po di cilit Albin t’i flasë, a t’i bëjë pyetje atij Albinit, shokut të Astrit Deharit… apo këtij me xhipa të zi, me kollare, me 30 truproja… A po të vjen marre kur e dëgjon veten, a të kujtohet kur vije këtu me krah si shqiponjë që thoje po mbani senaca natën, po ikni prej popullit”- kishte thënë Musliu. I njëjti fjalim është pjesë e transkriptit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, të mbajtur më datë 02/03/2023. Krypometri ka kontaktuar me deputeten Ganimete Musliu për të parë nëse në ndonjë seancë plenare ajo ka deklaruar “Kush pom del fer”. Ajo e ka mohuar një gjë të tillë. “Deklarata a po me del fer” është e pavertetë! Deklaratën time zyrtare mund ta shihni në faqen e Kuvendit të transkriptuar”- është shprehur ajo. Deputetja Ganimete Musliu është një nga më të zëshmet në kritikat ndaj qeverisjes aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software