About: http://data.cimple.eu/claim-review/100ff07693f49d101d849b207780adc1efde5559828990e6905030bb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi se një krem shëron venat e zgjeruara Deklarata DR. YLLI MERJA: VARIKOZA ÇON NË SHKËPUTJEN E TROMBIT DHE BLLOKIMIN E ENËVE TË GJAKUT. RRUGA PËR SHPËTIM ËSHTË ABSOLUTISHT PËR TË GJITHË.! Vlerësimi Rrenë Postimi “DR. YLLI MERJA: VARIKOZA ÇON NË SHKËPUTJEN E TROMBIT DHE BLLOKIMIN E ENËVE TË GJAKUT. RRUGA PËR SHPËTIM ËSHTË ABSOLUTISHT PËR TË GJITHË.!” është i rremë. Në këtë artikull gabimisht është cituar Ylli Merja si farmacist nga Kosova, ndërkohë që Krypometër e ka verifikuar se i njëjti është mjekë popullor nga Shqipëria. Merja ka thënë se asnjëherë nuk Artikulli Më 19.04.2024 faqja në Facebook ‘Medical Center Earth’, (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shkruan: “JU SHQETËSON VARIKOZA? KA NJË SEKRET PËR TRAJTIMIN NË ÇDO MOSHË! THJESHT SHTYPENI MOSHËN TUAJ!”. Anash është edhe një fotografi për të cilën thuhet se është “doktori Ylli Merja”. I njëjti artikull është publikuar edhe në ueb faqen ‘quickfit.buy-online-shop.com’ (arkiva) me titull: “DR. YLLI MERJA: VARIKOZA ÇON NË SHKËPUTJEN E TROMBIT DHE BLLOKIMIN E ENËVE TË GJAKUT. RRUGA PËR SHPËTIM ËSHTË ABSOLUTISHT PËR TË GJITHË.!” Artikulli citon Dr. Meraja si “farmacist të pavarur, mjek dhe shkencëtar në Kosovë gjithashtu anëtar i Shoqërisë Evropiane të Shëndetësisë.” Krypometri ka verifikuar nëse Dr. Meraja ushtron profesionin e farmacistit në Kosovë. Sekretari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Taulant Bajrami ka thënë se nuk ekziston ndonjë farmacist i licencuar në Kosovë me emër të tillë. “Jo nuk ka farmacist me këtë emër në Republikën e Kosovës”- thuhet në përgjigjen e Bajramit të datës 29.04.2024. Përmes kërkimeve në internet, Krypometër ka gjetur se Ylli Meraj është një mjek popullor, i cili ka një faqe online për shitjen e produkteve të ndryshme bimore si dhe çajëra të ndryshme. Në faqen online të tij nuk është reklamuar ndonjë produkt me emrin “Easy Fllow” si thuhet në artikullin e publikuar në faqen “quickfit.buy-online-shop.com”. Krypometri ka biseduar me Ylli Merjen i cili ka thënë se nuk ka folur lidhur me këto pretendime. “Jo unë merrem me mjekësi alternative, unë nuk kam folur për këtë, ky është improvizim”- thuhet në përgjigjen e Merjes. Faqja që e ka publikuar artikullin (quickfit.buy-online-shop.com) është prezantuar si “BallkanWeb”, por në fakt ata vetëm e kanë kopjuar llogon e portalit që operon në Shqipëri, BallkanWeb që ka domenin: https://www.balkanëeb.com/, e cila ka dizajn dhe përmbajtje tjetër. Artikulli gjithashtu rekomandon një produkt që thuhet se shëron varikozën. Krypometër ka kontrolluar nëse produkti që promovohet përmes këtij shkrimi dhe kësaj faqeje të internetit bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës dhe ka gjetur se produkti ‘Easy Flow’ nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale. Krypometri ka kërkuar edhe një përgjigje nga doktorë të fushës së kirurgjisë vaskulare, drejtori i kësaj klinike në QKUK, Hajriz Rudari ka thënë se venat e zgjeruara nuk mund të shërohen me asnjë lloj kreme. “Venat shërohen nga metodat me xhiper (scleroterapi), intervenim klasik -operim, me laser, me radiofrekuencë, me ngjitës e deri te metodat bashkëkohore më të reja siç është ajo me aparat (sonovein) me rreze ose valë pa prerje pa anestezion”- thuhet në përgjigjen e drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Dr. Hajriz Rudari.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software