About: http://data.cimple.eu/claim-review/10d770737b41e7d2967332b5206be4e9de80ebb2a3cf7926ccdd53a2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Banka e Shqipërisë ka lëshuar në qarkullim kartëmonedhën me portretin e Adem Jasharit Deklarata Kartëmonedha që na bën krenarë. Faleminderit banka e Shqipërisë Vlerësimi Rrenë Një fotografi e kartmonedhës në vlerë 3,000 lek me portret të Adem Jasharit është e rreme. Edhe përshkrimi “kartëmonedha që na bën krenarë. Faleminderit banka e Shqipërisë” është i rremë. Banka e Shqipërisë nuk ka hedhur në qarkullim dhe nuk e ka në plan të hedhë në qarkullim një kartmonedhë në vlerë 3,000 lek me portret të Adem Jasharit. Artikulli Më 31 janar 2023 disa faqe në Facebook, si: “Talk.Info”, “Trende dhe Aktualitete”, “Prishtina News”, “Shtosa Me Kg”, “Kavaja Lajme”, “Gazeta Mega- Pol” dhe “Arena Dardane”, kanë shprëndarë një fotografi në të cilën shihet një kartëmonedhë kinse e Shqipërisë- Lek me figurën e heroit Adem Jashari. Fotografia në fjalë është shpërndarë me mbishkrim: “Kartëmonedha që na bën krenarë. Faleminderit banka e Shqipërisë”. Këto faqe pretendojnë se Banka e Shqipërisë ka zyrtarizuar këtë kartmonedhë dhe se sipas tyre do të jetë në përdorim në vlerën e 3,000 lek. Në kartmonedhën e shpërndarë është shkruajtuar se është material propagandistik, por prap portalet e kanë shpërndarë si kartmonedhë zyrtare. KALLXO.com i ka shkruar Bankës së Shqipërisë për të marrë përgjigje rreth pretendimeve që janë publikuar nga këto portale. Banka e Shqipërisë thotë se ka realizuar plotësimin e serisë së re me gjashtë kartëmonedha dhe se secila prej tyre ka tematikën e përcaktuar dhe të pasqyruar në çdo njërën prej tyre. “Banka e Shqipërisë me hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave të fundit të serisë së re, 500 dhe 2,000 lek, ka realizuar përfundimisht plotësimin e serisë së re me 6 kartëmonedha. Secila prej kartëmonedhave, pjesë përbërëse e serisë me 6 prerje, ka tematikën e përcaktuar dhe pasqyruar në çdo njërën prej tyre”- thuhet në përgjigjen e Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë thotë se nuk e kanë në plan të hedhin në qarkullim kartmonedhë me portret të Komandantit legjendar Adem Jashari. “Aktualisht Banka e Shqipërisë nuk ka në planet e saj të shtojë në serinë e saj të sapo hedhur në qarkullim, ndonjë kartëmonedhë tjetër me kurs ligjor me përmbajtje të ndryshme nga ato që janë në duart e publikut”- ka konfirmuar Banka e Shqipërisë për KALLXO.com.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software