About: http://data.cimple.eu/claim-review/1157d072c812f5d723e250a2725ec7f1ab1109dfaee8645ec6f7bdbc     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e manipuluar e kryeministrit Kurti rreth marrëveshjes së Rambujesë Deklarata Millosheviq dhe Albin Kurti, Kundër Rambujesë Vlerësimi Rrenë Video me mbishkrimin “Millosheviq dhe Albin Kurti, Kundër Rambujesë!” është e manipuluar. Kjo video është manipuluar për t’ia shtrembëruar qëndrimin që dikur kishte thënë Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte deputet i Kuvendit të Kosovës. Krypometër ka gjetur se në fjalimin e plotë të tij, Kurti e kishte thënë të kundërtën e asaj që është publikuar në grupin “Diaspora me PDK”. Kurti në atë kohë kishte thënë se “suksesi i Kosovës nuk ka qenë Konferenca e Rambujesë, por dështimi i saj. Nuk ka pasë njeri që i është gëzuar intervenimit të NATO-s, bombave të para në orën 20:00 të mbrëmjes me 24 mars të vitit 1999, se sa unë vet. Sepse e kam ditur që kur bijnë bombat e para, atëherë bie dokumenti i Rambujesë.” Artikulli Më 9 janar 2024, në grupin në Facebook me emrin ‘Diaspora me PDK’, (arkiva) është publikuar një video, në të cilën është ish-presidenti i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, atë kohë deputet i LVV-së, duke folur për marrëveshjen e Rambujesë. Në video është mbishkrimi: “Millosheviq dhe Albin Kurti, Kundër Rambujesë!”. Video është 12 sekonda, në të cilën dëgjohet kryeministri Kurti duke thënë që “Nuk ka pasur njëri që ju ka gëzu intervenimit të NATO-s, bombave të para në ora 20:00… Pra suksesi nuk ka qenë dokumenti i Rambujesë që keni nënshkruar”. Për të verfikuar këtë deklarim të Kurtit, Krypometër ka shfletuar arkivën e Kuvendit të Kosovës si dhe fjalimet që janë mbajtur në seancat plenare. Krypometër ka gjetur se pjesët e fjalimit që janë publikuar në grupin “Diaspora me PDK” janë shkëputur nga një fjalim i Albin Kurtit të bërë më 26 qershor të vitit 2015 në seancën e Kuvendit gjatë kohës sa replikonte lidhur me Gjykatën Speciale me ish-kryeministrin e asaj kohe, Hashim Thaçi. Në fjalimin e plotë, rezulton që Kurti e ka thënë të kundërtën e asaj që është publikuar në grupin “Diaspora me PDK”. Kurti aty thotë që i është gëzuar sulmeve të NATO-së. “Suksesi i Kosovës nuk ka qenë Konferenca e Rambujesë, por dështimi i saj. Nuk ka pasë njeri që i është gëzuar intervenimit të NATO-s, bombave të para në orën 20:00 të mbrëmjes me 24 mars të vitit 1999, se sa unë vet. Sepse e kam ditur që kur bijnë bombat e para, atëherë bie dokumenti i Rambujesë. Jam gëzuar shumë kur ka intervenuar NATO, sepse ra dokumenti i Rambujesë”- kishte deklaruar kryeministri Kurti. Në këtë fjalim, Kurti e kishte kritikuar Thaçin për vendimin e tij për të çarmatosur UÇK-në dhe formimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës. “Kur i përmendët të gjitha kontributet e juaja, gjatë luftës e paraluftës për UÇK-në, është dashur ta vini theksin te ajo që është më e rëndësishmja në fakt, çarmatosja. Nuk ka asnjë ushtri në botë, e cila ka pasur aq shumë humbje, vuajtje duke bartur armatimin, të cilin ju e keni nënshkruar të dorëzohet në fund. Dhe kjo është jo vetëm papërgjegjësi, por është edhe krim historik që e keni bërë. Në përgjithësi, ju jeni ngrit në karrierë me tri lëshime për: tu e çarmatosë UÇK-në, tu iu kthy privatizimit neoliberal dhe tu e braktisë bashkimin kombëtar”- kishte thënë Kurti. Krypometër ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se është video e manipuluar. “Kjo video është tërësisht e manipuluar dhe e nxjerrë nga konteksti. Kësisoj, tërësisht e pavërtetë dhe e paqëndrueshme”- ka deklaruar Manxhuka për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software