About: http://data.cimple.eu/claim-review/133e3911344f8b28dd1d33aac29eda7dbd1822126b5c4ce6ca138fb3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përshkrimi i rremë i fotografisë së Gazmend Muhaxherit e Xhavit Halitit Deklarata Në mëngjes përleshen, në mesditë fajësojnë të tjerët dhe në mbrëmje pajtohen Vlerësimi Me kos Është i rremë mbishkrimi: “Në mëngjes përleshen, në mesditë fajësojnë të tjerët dhe në mbrëmje pajtohen”- i publikuar së bashku me fotografinë e Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit dhe Deputetit Xhavit Haliti. Fotografia e publikuar është e manipuluar, pasi që janë hequr nga fotografia personat tjerë të cilët kanë qenë në takim. Në fotografinë reale është thënë se me kërkesën e familjarëve të sulmuesëve, dhe me ndërmjetësimin e miqve z.Xhavit Haliti dhe z.Vehbi Shala, Kryetari i Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, ka vendosur që t’i falë sulmuesit për sulmin ndaj tij. Artikulli Më 11.11.2024, faqja në Instagram ‘albini.per.kryeminister’ (arkiva & arkiva) ka postuar një fotografi të Deputetit të PDK Xhavit Haliti dhe Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Fotografisë i është vënë mbishkrimi se kinse të përfshirë në incidentin, kanë qenë dy zyrtarët nga PDK e LDK. “Në mëngjes përleshen, në mesditë fajësojnë të tjerët dhe në mbrëmje pajtohen”- është vënë si përshkrim në këtë postim. “Janë bashkë! Para një jave, pas një përleshjeje fizike ku u përfshi kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, pati reagime dhe tendenca, për të fajësuar aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Sot, në një ambient kanunor në Pejë, ishin mbledhur për t’u pajtuar, ashtu si edhe në qeverisje, Gazmend Muhaxheri dhe Xhavit Haliti”- thuhet, tutje, në këtë postim. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër, përmes kërkimit në Facebook, ka gjetur postimin real që është bërë rreth takimit të Kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri dhe Deputetit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Në këtë postim nuk është thënë se Haliti është pajtuar me Gazmend Muahaxherin, por, thuhet se ka qenë ndërmjetësues në pajtimin e familjeve të përfshira në konfliktin fizik. “Me kërkesën e familjarëve të sulmuesve dhe me ndërmjetësimin e miqve, z. Xhavit Haliti dhe z.Vehbi Shala, sot pas një takimi të kërkuar, nga familjarët e sulmuesëve, Kryetari i Pejës, z. Gazmend Muhaxheri ka vendosur që t’i falë sulmuesit për sulmin ndaj tij”- thuhet në postimin e bërë në Facebook. Fotografia e postuar, në të cilën paraqiten vetëm Kryetari i Pejës dhe Deputeti Xhavit Haliti është prerë, pasi në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe familjarë të sulmuesëve. Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Valmir Klaiqi në një deklarim për Krypometër, është shprehur se postimi është rrenë e propagandë e orkestruar. “Ky postim është montazh e fakeness, në vazhdën e propagandave të orkestruara, nga grupe të organizuara, të cilat, në vazhdimësi, montojnë materiale të tilla- e, i shpërndajnë përmes profileve propagandistike, që mbështesin Partinë në pushtet”- është shprehur Klaiqi. Krypometër ka kontaktuar edhe me Zëdhënësin e Komunës së Pejës, Faik Zekajn. “Nuk ka asnjë marrëveshje politike, në mes të Kryetarit Muhaxheri dhe z. Xhavit Haliti, përveç të asaj nga viti 2021, për koalicionin, në nivelin lokal. Në këtë foto, janë nga takimi me familjarët e sulmuesit Lukaj- që e kanë sulmu Kryetarin dhe janë pajtu, si familje!”- ka thënë Zekaj. Sulmi ndaj Kryetarit të Pejës Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, më 26.10.2024 është sulmuar fizikisht nga dy persona. Rasti ishte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në Pejë e cila kishte thënë se Kryetari Muhaxheri ka pësuar edhelëndime trupore. “Sot rreth orës 08:50, në rrugën ‘Bill Klinton’, është sulmuar, nga dy persona të dyshuar, Kryetari i Komunës së Pejës- i cili ka pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit janë arrestuar”- kishte thënë Driton Rugova, Zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës. Të nesërmen, më 27.10.2024, Policia, në raportin 24-orësh, kishte thënë se janë arrestuar dy persona. “Dy meshkuj (njëri prej tyre, Kryetari i Komunës së Pejës), derisa ishin duke ecur në rrugë, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Pas një pune hetimore, dy të dyshuarit janë lokalizuar dhe arrestuar, nga Policia.”- kishte njoftuar Policia më 27.10.2024. Bazuar në të dhënat e Gjykatës së Pejës, asnjëri prej personave që janë paraqitur në postimin e bërë, nuk janë të dyshuar për sulm ndaj Gazmend Muhaxherit. Përveç kësaj, është publikuar edhe video, në të cilën shihet momenti i sulmit ndaj Gazmend Muhaxherit. Aty shihen edhe persona tjerë të përfshirë në përleshje. Më 28.10.2024, Gjykata e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve për rastin e sulmit ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Pas Sulmit kishte reaguar edhe vetë Kryetari i Komunës. “Jam shëndoshë e mirë.”- kishte shkruar ai në rrjetin e tij social, në Facebook. “I rrethuar mes miqve. Pas sulmit të befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falënderoj të gjithëve, për interesimin.”- kishte shkruar Muhaxheri, derisa në fotografi shihet në shoqëri të disa personave. Muhaxheri nuk ka dhënë detaje shtesë, teksa në datën e sulmit, kishte reaguar edhe avokati i tij Dukagjin Kërveshi. “Kryetari Muhaxheri, tashmë, ka dhënë Deklaratën në Polici. I njëjti beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare.”- kishte thënë Kërveshi. Muhaxheri, ditën e sulmit ishte vizituar edhe nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili i kishte bërë thirrje autoriteteve të rendit dhe drejtësisë që t’i marrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të këtij akti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software