About: http://data.cimple.eu/claim-review/134722a7385e63a3dace10844478946b2d527bcfb6d98ec42849ee05     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë për të dyshuarit për sulm ndaj Gazmend Muhaxherit Deklarata Ndodh edhe kjo: Shkoi ne nje Motel me dy meshkuj, nuk i pagoi per sherbimin epsheror, rrihet brutalisht per mospagese Vlerësimi Rrenë Është i rremë mbishkrimi “Ndodh edhe kjo: Shkoi ne nje Motel me dy meshkuj, nuk i pagoi per sherbimin epsheror, rrihet brutalisht per mospagese”, i publikuar së bashku me fotografinë e Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Nuk janë të dyshuar për sulm ndaj kryetarit të Pejës dy personat që shihen në fotografi së bashku me Muhaxherin. Fotoja është gjatë vizitës së tij në Patrikanën e Pejës për t’ua uruar klerit dhe besimtarëve ortodoksë festën e Krishtlindjes. Gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit dy personave tjerë. Artikulli Më datë 28.10.2024 një profil në Facebook ka publikuar (arkiva) një fotografi në të cilën shihet kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, me mbishkrimin “Ne cilin motel me cilin mashkull beri seks Gazi i Pejes? Mos me naj pop?”. Po e njëjta faqe, një ditë më vonë, më datë 29.10.2024, e ka publikuar (arkiva) të njëjtën fotografi me mbishkrimin “Ndodh edhe kjo: Shkoi ne nje Motel me dy meshkuj, nuk i pagoi per sherbimin epsheror, rrihet brutalisht per mospagese”. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër fillimisht e ka kërkuar fotografinë e publikuar në Google dhe ka gjetur se e njëjta për herë të parë ishte publikuar më 07.01.2024 nga Kisha Ortodokse serbe dhe tregonte gjatë një vizite që Gazmend Muhaxheri kishte bërë në Patrikanën e Pejës, për t’ua uruar klerit dhe besimtarëve ortodoksë festën e Krishtlindjes. Tutje, Krypometër ka gjetur se kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht nga dy persona më datë 26.10.2024. Rasti ishte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në Pejë, e cila kishte thënë se kryetari Muhaxheri ka marrë lëndime trupore. “Sot rreth orës 08:50, në rrugën Bill Klinton, është sulmuar nga dy persona të dyshuar kryetari i Komunës së Pejës, i cili ka pësuar lëndime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”- kishte thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës. Të nesërmen, më 27.10.2024, Policia në raportin 24-orësh kishte thënë se janë arrestuar dy persona. “Dy meshkuj (njëri prej tyre kryetari i komunës së Pejës) derisa ishin duke ecur në rrugë janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit me ç‘rast viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Pas një pune hetimore dy të dyshuarit janë lokalizuar dhe arrestuar nga Policia”- kishte njoftuar Policia më 27.10.2024. Bazuar në të dhënat e Gjykatës së Pejës, asnjëri prej personave që janë paraqitur në postimin e bërë, nuk janë të dyshuar për sulm ndaj Gazmend Muhaxherit. Përveç kësaj, është publikuar edhe video që tregon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit dhe aty shihen persona tjerë të përfshirë në përleshje. Më 28.10.2024, Gjykata e Pejës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve për rastin e sulmit ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Pas sulmit kishte reaguar edhe vet kryetari i Komunës. “Jam shëndosh e mirë”- kishte shkruar ai në rrjetin e tij social në Facebook. “I rrethuar mes miqve. Pas sulmit te befasishëm, jam shëndosh e mirë. Ju falënderoj të gjithëve për interesimin” – kishte shkruar Muhaxheri derisa në fotografi shihet në shoqëri të disa personave. Muhaxheri nuk ka dhënë detaje shtesë, teksa në datën e sulmit kishte reaguar edhe avokati i tij, Dukagjin Kerveshi. “Kryetari Muhaxheri tashmë ka dhënë deklaratën në polici dhe i njëjti beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare”- kishte thënë Kerveshi. Muhaxheri ditën e sulmit ishte vizituar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili i kishte bërë thirrje autoriteteve të rendit dhe drejtësisë t’i marrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të këtij akti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software