About: http://data.cimple.eu/claim-review/14c896a846eb9efcc2deef8cc4ab0fef02a5c94d85240c43bc14a830     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë se Republika Serbe e BeH është shpallur shtet i pavarur Deklarata Republika Srpska shpallet SHTET i pavarur/ Dodik tregon se çfarë i ka thënë Sarazin Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Titulli i artikullit “Republika Srpska shpallet SHTET i pavarur/ Dodik tregon se çfarë i ka thënë Sarazin”- është pjesërisht i rremë. Republika Serbe e Bosnje dhe Hercegovinës e njohur edhe si Republika Srpska nuk është shpallur shtet i pavarur. Në faqet zyrtare të tri institucioneve kryesore të Republikës Serbe të BeH (Kuvendit, Presidentit dhe Qeverisë) nuk është publikuar asnjë njoftim se ky entitet e ka shpallur pavarësinë. Artikulli Më 26.07.2024 faqja e Facebook ‘NTV Televizion’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Republika Srpska shpallet SHTET i pavarur/ Dodik tregon se çfarë i ka thënë Sarazin”. Në infografikë shihen presidenti i Republika Serbe e Bosnje dhe Hercegovinës (BeH) e njohur edhe si Republika Srpska, Millorad Dodik dhe emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Krypometër ka analizuar artikullin e publikuar me këtë postim, mirëpo aty nuk përmendet askund se Republika Serbe e BeH e njohur edhe si Republika Srpska e ka shpallur pavarësinë. Krypometër ka kontrolluar faqen e Qeverisë së Republikës Serbe të BeH, mirëpo aty nuk ka asnjë publikim apo vendim të publikuar për të shpallur shtet të pavarur. Edhe në faqen zyrtare të Kuvendit dhe të Presidentit të Qeverisë së Republikës Serbe të BIH nuk është publikuar asnjë vendim apo njoftim për shpalljen e pavarësisë nga Bosnja dhe Hercegovina. Presidenti i këtij entiteti disa herë ka deklaruar se do të shpallin pavarësinë. Në artikullin e publikuar në faqen ‘NTV Televizion’ (arkiva) flitet për një deklaratë të Dodik, i cili ka folur për një takim me emisarin Sarrazin. Krypometër ka kontrolluar raportimet që i kanë bërë mediat për takimin e Dodik dhe Sarrazin. Mediat serbe si B92, Kosovo Online dhe Politika.rs kanë raportuar për këtë takim, por asnjëra prej tyre nuk kanë thënë se Republika Serbe e BeH është shpallur shtet i pavarur. Më 01.10.2022 Sarrazin kishte folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe duke thënë se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga ky diskutim. Diplomati i lartë gjerman ishte shprehur se skenari më i keq në këtë rast është krijimi i një ‘Republika Srpska’ të re, gjë që siç tha nuk do të pranohet. “Nga ana tjetër, është gjithashtu e qartë se skenari më i keq ndonjëherë është i gabuar. Mund të jetë krijimi i një Republika Srpska të re, gjë që nuk është në interesin e askujt. Ne nuk do ta pranojmë një rezultat të tillë. Unë mendoj se shumica e popullit të Kosovës, asnjë politikan i Kosovës nuk do të pranojë këtë gjë. Pra, është gjithashtu e qartë se nuk duhet të keni shumë frikë nga ky diskutim”- kishte deklaruar Sarrazin. Si u themelua ‘Republika Srpska’? Republika Serbe e Bosnje dhe Hercegovinës e njohur edhe si Republika Srpska është një entitet politik i pazakontë që u themelua nga shpërbërja e dhunshme e ish-Jugosllavisë. Është e pavarur në disa mënyra, por është edhe pjesë e vendit më të madh, Bosnjes dhe Hercegovinës. Republika Serbe e BeH është një nga dy entitetet që i përkasin Bosnjës dhe Hercegovinës. Nuk është njësoj si Serbia.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software