schema:text
| - Xhavit Haliti
Xhavit Haliti demantoi lajmet se është ftuar nga Gjykata Speciale
Deklarata
Mediat:(10.11.2020)- “ Xhavit Haliti ftohet nga Gjykata Speciale”
Vlerësimi
Rrenë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se nuk ka marrë ftesë dhe se kjo është gënjeshtër.
Artikulli
Në orët e mbrëmjës të së hënës në media u raportua se Xhavit Haliti është i ftuari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
E gjithë kjo pas një deklarate të anëtarit të kryesisë së PDK-së në ABC News.
“ Unë nuk jam intervistuar nga Gjykata Speciale dhe pres të intervistohem”, kishte thënë Haliti gjatë intervistës.
Më pas, mediat online kanë raportuar se ai është ftuar për deklaratë nga Gjykata Speciale.
“Gazeta Express”, “ Reporteri.net”, “ Arbresh.info”, “ Zëri”, “Botapress.info”,”Botasot.info” janë disa nga mediat që kanë raportuar.
Në lidhje me këtë KALLXO.com kishte kontaktuar Halitin.
“Nuk jam i ftuar. Është një gënjeshtër”, ka thënë ai për KALLXO.com
Ai gjithashtu edhe përmes Facebook ka demantuar lajmin.
“Nuk është e çuditshme se si gëzohen smirëzinjtë. Por, fatkeqësisht dua t’i mërzisë ata, që të gjithë zëdhënësit e Radio Moskës e të Sputnikut, ndërsa t’i gëzoj miqtë e mi, që u shqetësuan me lajmin e lajmëtarëve të Radio Moskës e Radio Serbisë. Po ju njoftoj që as s’kam marrë ftesë dhe as s’më kanë ftuar me telefon”, ka shkruar Haliti në rrjetin social Facebook.
“Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.
|