About: http://data.cimple.eu/claim-review/14ef3bce676c4020df608d51ecc91dc00db872e85b0110744f726b65     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Agim Bahtiri, AKR, Mitrovicë. Foto: Kallxo.com Linjat e Transportit Publik që Nuk u Realizuan Deklarata Agim Bahtiri: “Unë e kam bërë një plan urban. I kam bërë një plan prej 13 linja të cilat e lidhin qytetet përreth dhe qytetin e përgjithshëm… Këto janë linjat që e ndalojnë 40 për qind transportin në mënyrë që kerret mos me u fut në qytet”, ka thënë ai (Shih Videon nga viti 2013, min 28:25 sec). Vlerësimi Rrenë Qytetarët e Mitrovicës vazhdojnë t’i shfrytëzojnë kombit në vend të transportit urban. Transport publik nuk ka as për lagjet më të largëta dhe fshatrat e Mitrovicës. Plani Urban i Bahtirit i prezantuar në vitin 2013 nuk është realizuar. Artikulli Kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri i kanë mbetur goxha shumë punë të pakryera nga mandati i parë. Përveç projekteve të premtuara në muajt e fundit, atij i duhet t’i përfundojë edhe projektet që i kishte premtuar 4 vjet më herët. Premtim tjetër i parealizuar i Bahtirit në mandatin e parë të tij ishte edhe transportit urban dhe linjat e tij që i kishte premtuar në vitin 2013. Ai kishte premtuar 13 linja të autobusit që i lidhin lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës me qytetin. Këto linja të autobusit, sipas tij, do të ndikonin që për 40 për qind të bie numri i veturave që hyjnë në qytet. Në Emisionin “Jeta në Kosovë”, Bahtiri i kishte prezantuar këto linja në një dokument. “Unë e kam bërë një plan urban. I kam bërë një plan prej 13 linja të cilat e lidhin qytetet përreth dhe qytetin e përgjithshëm… Këto janë linjat që e ndalojnë 40 për qind transportin në mënyrë që kerret mos me u fut në qytet”, ka thënë ai (Shih Videon nga viti 2013, min 28:25 sec). Transporti publik nuk është funksionalizuar në Mitrovicë. “Mungesa e transportit të organizuar publik është një prej problemeve që është theksuar nga qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në raportin e Institutit GAP për Mitrovicën të publikuar në shtator 2017. Komuna e Mitrovicës i kishe pranuar disa autobusë si donacion nga finlandezët me qëllim të organizimit të transportit publik nga komuna. “Kjo nuk është realizuar gjatë mandatit dhe më vonë këta autobusë u janë falur klubeve sportive në Mitrovicë. Transporti në Mitrovicë është i organizuar nga automjete private të cilat operojnë nëpër qytet, derisa në fshatra transporti është i organizuar me autobusë privatë”, thuhet në raportin e GAP-it të publikuar në shtator 2017. Agim Bahtiri, kryetari i sapozgjedhur i Mitrovicës për mandatin e dytë katërvjeçar u ka thënë mediave se do t’i realizojë ato premtime që nuk ka arritur t’i realizojë nga viti 2013 kur konkurroi për herën e parë për kryetar. “E di që nuk kam mundur t’i realizoj të gjitha premtimet që i kam dhënë në vitin 2013, mirëpo do t’i realizoj në mandatin e dytë”, kishte thënë Bahtiri ditën e zgjedhjeve të 19 nëntorit kur mori informatat e para që u rizgjodh kryetar i Mitrovicës. Ne do ju kujtojmë dy premtimet me të mëdha të premtuara në vitin 2013 e që Agim Bahtiri nuk i ka përmbushur qysh është punësimi i 15 mijë vetave dhe fabrika e qumështit në Shalën e Bajgorës. Bahtiri në 2013 kishte thënë se do t’i punësojë 15 mijë veta në Mitrovicë, këtë premtim Bahtiri e kishte dhënë në Debatin “Jeta në Komunë” premtim ky që Bahtiri e ka pranuar se nuk e ka realizuar. Ndërtimi i fabrikës së qumështit në Shalën e Bajgorës është premtimi tjetër i parealizuar i Bahtirit. Në 2013-ën Bahtiri pati premtuar brendin e qumështit dhe ndërtimin e fabrikës, por kjo nuk u realizua kurrë. Bahtiri e ka fituar edhe mandatin e dytë, ndërsa realizimi i projekteve mbetet të shihet ne mandatin e ri të tij.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software