About: http://data.cimple.eu/claim-review/1533f31c86552340f226028fd97c7b0aa6986debaaf7fd3a566d40e0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Komuna e Podujevës/Facebook Bulliqi e mban premtimin për renovimin e palestrës sportive “Hakif Zejnullahu” (FOTO) Deklarata Shpejtim Bulliqi (08.01.2021) “Shumë shpejt do të bëhen investimet në rregullimin e infrastrukturës së palestrës “Hakif Zejnullahu””. Vlerësimi E vërtetë Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka mbajtur premtimin e dhënë në fillim të vitit 2021, për renovimin e palestrës sportive “Hakif Zejnullahu”. Njoftimi nga komuna për renovimin e kësaj palestre është bërë në muajin shtator, rreth 8 muaj nga koha kur e kishte dhënë premtimin. Artikulli Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në janar të vitit 2021, gjatë vizitës që e kishte bërë në palestrën sportive “Hakif Zejnullahu”, kishte premtuar që do të bëhen investime në rregullimin e infrastrukturës së palestrës. Bulliqi këtë premtim e kishte dhënë pa përmendur afate kohore, por që kishte cekur se shumë shpejt do të bëheshin investime në rregullimin e infrastrukturës. “Shumë shpejt do të bëhen investimet në rregullimin e infrastrukturës së Palestrës “Hakif Zejnullahu””, kishte deklaruar Bulliqi. KALLXO.com ka komunikuar me zëdhënësin e Komunës së Podujevës, Fahri Zhitia, i cili e ka konfirmuar se punimet në këtë palestër janë përfunduar. Ai tha se më 25 shtator është publikuar njoftimi se është përfunduar renovimi i palestrës sporteve “Hakif Zejnullahu” në Podujevë. “Kanë përfunduar punimet në renovimin e palestrës së sporteve “Hakif Zejnullahu”, me këtë rast kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi i shoqëruar nga drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, kanë vizituar palestrën dhe i kanë uruar sportistët, ku tash e tutje ata mund të zhvillojnë në kushte shumë më të volitshme aktivitetet dhe garat sportive”, thuhet në njoftim. Kryetari Bulliqi ka thënë se në palestër është ndërruar tërësisht dyshemja, është rregulluar ndriçimi, ngrohtorja, banjot, zhveshtoret, tribunat dhe nyjet sanitare. “Me këto intervenime, sportistët dhe sportdashësit do të kenë kushte shumë më të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve dhe garave sportive”, tha tutje Bulliqi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software