About: http://data.cimple.eu/claim-review/1557df81565f23c8c682a281eb98d3909c4a8e8fbac920ac05622bf9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rruga "Lavdia e UÇK-së" e asfaltuar, Foto: Komuna e Vitisë Në Viti e mbajnë fjalën për asfaltimin e rrugës në Tërpezë Deklarata Ibrahim Rama- Drejtorit i Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit në Viti- “Po është planifikuar me plan buxhetin e vitit 2019″ Vlerësimi E vërtetë Ashtu siç ishte paralajmëruar nga komuna, përkatësisht Drejtori i Financave, rruga “Lavdia e UÇK-së”, u shtrua në vitin 2019. Artikulli Banorët e fshatit Tërpezë, përkatësisht rrugës “Lavdia e UÇK-së”, janë bërë me asfalt. Kjo pasi Komuna e Vitisë e mbajti fjalën për shtrimin e rrugës për të cilën banorët ishin ankuar në vazhdimësi. Ashtu siç kishin premtuar, Komuna e Vitisë ka njoftuar se dje, më 24 tetor, është asfaltuar rruga në skaje të së cilës janë të ndërtuara rreth 13 shtëpi. “Në fshatin Tërpezë është asfaltuar rruga “Lavdia e UÇK-së”, në gjatësi prej 300 metrash, që lidh rrugën “Shtegu i UÇK-së” me rrugën “Kalaja”. Kjo rrugë është mirëpritur nga banorët, e cila do t’ iu mundësoi qarkullim më të lehtë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë. Në vitin 2018, Agim Emini, banor i fshatit Tërpezë ishte ankuar në KALLXO.com se rruga “Lavdia e UÇK-së” në të cilën ai jeton, nuk është asfaltuar përkundër kërkesës për një gjë të tillë. “Me keqardhje e paraqes këtë rast por, na kanë nënçmuar shumë në këtë rrugë, vetëm një herë është investuar 2 kamionë zhavorr, kemi bërë kërkesë dhe peticion, rruga ka qenë në sistem (për t’u asfaltuar), kurse tash e kishin heqë prej sistemit”, kishte deklaruar Emini për KALLXO.com. Në atë kohë Komuna e Vitisë kishte thënë për KALLXO.com se arsyeja kryesore pse nuk është bërë asfaltimi i rrugës është se nuk i është dhënë prioritet nga Këshilli i Fshatit. Në përgjigjen e Komunës së Vitisë thuhej se asfaltimi i rrugës ishte në plan për vitin 2019. “Kjo rrugë planifikohet të asfaltohet në vitin 2019 kur edhe do të hapen procedurat e prokurimit”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Vitisë. Në shkurt të vitit 2019, KALLXO.com përsëri ka dërguar pyetje në Komunën e Vitisë për t’i pyetur nëse kjo rrugë do të asfaltohet siç ishte premtuar në muajin maj nga kjo Komunë. Në përgjigjen e drejtorit të Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit në Komunën e Vitisë, Ibrahim Rama thuhej se kjo rrugë është në plan për asfaltim në vitin 2019. “Po është planifikuar me plan buxhetin e vitit 2019”, thuhet në përgjigjen e Ramës. Sipas tij, asfaltimi i rrugës “Lavdia e UÇK-së” në fshatin Tërpezë është përfshirë në projektin “Asfaltimi i rrugëve rurale”, i cili do t’i kushtojë Komunës 406 mijë euro. “Besojmë diku nga muaji maj – qershor 2019”, ka thënë Rama në lidhje me kohën e realizimit të këtij projekti. Kontrata për asfaltimin e rrugëve rurale e ndarë në dy lote është nënshkruar nga Komuna e Vitisë në muajin korrik të këtij viti me një kohëzgjatje prej dy vjetësh. Loti 1 është nënshkruar për shumën 114,668.80 euro ndërsa Loti 2 për 152,294.50 euro. “Lavdia e UÇK-së” është njëra prej rrugëve që është përfshirë në Lotin 2 të kontratës për asfaltimin e rrugëve rurale. Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software