schema:text
| - Rrena se dy lugë vaj ulliri e largojnë një lloj të kancerit
Deklarata
Doktoresha shqiptare iu bën thirrje: 2 lugë vaj ulliri ju largon nga ky lloj kanceri
Vlerësimi
Me kos
Titulli “Doktoresha shqiptare iu bën thirrje: 2 lugë vaj ulliri ju largon nga ky lloj kanceri” është i rremë. Doktoresha e cituar në këtë shkrim, Albana Daka nuk ka thënë se duke konsumuar dy lugë vajë ullirit e largoni ndonjë lloj të kancerit. Ajo në intervistën e plotë flet për rëndësinë e dietës mediterane që ka për bazë vajin e ullirit, por nuk e ka thënë atë e cila i është mveshur në titullin e këtij artikulli.
Artikulli
Më datë 18.12.2023, faqja në Facebook, ‘Analiza’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull: ‘’Doktoresha shqiptare iu bën thirrje: 2 lugë vaj ulliri ju largon nga ky lloj kanceri”.
I njëjti lajm është postuar edhe në faqet: Lajmi Fundit (arkiva), Shkupi (arkiva), Shqipëria (arkiva), Rajoni Sot (arkiva), ShkupiOnline (arkiva), Marikaj Page (arkiva), Autochthonous Shqipe (arkiva), Albania Today (arkiva), Gazeta Unike (arkiva), gazetajavorja.net (arkiva), Arena Shqip (arkiva), Rreth Botës (arkiva), Kënga Shqipe (arkiva), Gjithcka nga Pak (arkiva), Autochthonous Foto (arkiva), Albanian Shqipe (arkiva), Zbavitu Shqip (arkiva), Dubsmash Shqip (arkiva), Qikat e sodit (arkiva), si dhe në ueb faqen ‘atdheulajm.com’ (arkiva) dhe në faqen “Super Shendetshem” në Youtube,
Artikulli rekomandon që të konsumohet vaji i ullirit për ‘të mbajtur larg kancerit të lëkurës’.
Në artikull citohet doktoresha Albana Daka, e cila e ushtron profesionin e saj në Shqipëri.
Krypometër, përmes kërkimeve në “Google Lens” ka gjetur intervistën e plotë të Dr.Albana Daka për ‘ABC News Albania’.
Daka në këtë intervistë thotë se dieta mesdhetare parandalon sëmundjet e zemrës, trurit dhe disa lloje kanceresh.
Por, Daka në asnjë pjesë të intervistës së saj nuk thotë se duke konsumuar dy lugë vaj mund të largohet kanceri i lekurës.
Duke folur për vetitë ushqyese të vajit të ullirit, ajo thotë se regjimi (i të ushqyerit) mesdhetar dominohet nga ushqimet me vaj ulliri.
“Kanë acide yndyrore të pangopura, të cilat janë shumë më të mira në raport me yndyrnat e ngopura apo atyre trans, siç janë, mishërat, gjalpi, margarina e kështu me radhë”- ka thënë Daka në këtë intervistë.
Për të verifikuar artikullin e publikuar në faqen në Facebook ‘Analiza’, Krypometër ka kontaktuar me doktoreshën, Albana Daka, e cila e ka mohuar të ketë thënë se vaji i ullirit shëron kancerin e lëkurës.
“Në mënyrë absolute që s’e kam thënë, pasi ju më mirë se unë e dimë që portale sharlatane për klikime shkruajnë idiotësira të tilla. Mos nxirrni dhe lexoni tituj të tillë sharlatane, dëgjoni çka kam thënë unë, jo çka shkruajnë portalet”- ka thënë Daka për Krypometër.
Krypometri ka biseduar edhe me drejtorin e Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, por ai ka thënë se vajin e ullirit nuk e rekomandojnë për shërim të kancerit të lëkurës.
“Ai mund të jetë mjekim alternativ, por ne nuk e rekomandojmë vajin e ullirit që të konsumohet. Ne rekomandojmë për këtë lloj kanceri të ruhen nga rrezet e diellit të gjithë qytetarët”- thuhet në përgjigjen e Kurtishtit të datës 28.02.2024.
Shënim: Në artikull janë shtuar edhe faqet e tjera që e kanë publikuar të njëjtin artikull
|