Rrena për vdekjen e fëmijëve nga zjarri
Deklarata
TRAGJlKE/ 26 fëmijë di.gjen të gjaIIë pas zja.rrit që përfshiu shkoIIën e tyre…!!
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “TRAGJlKE/ 26 fëmijë di.gjen të gjaIIë pas zja.rrit që përfshiu shkoIIën e tyre…!!” dhe i shpërndarë në Facebook si lajm i fundit është i rremë. Ngjarja nuk ka ndodhur në Niger, por në Liberi. Përveç kësaj, rasti tragjik nuk ka ndodhur në muajin shkurt të vitit 2023, por më 19 shtator 2019.
Artikulli
Më 13 shkurt 2023, faqja e internetit “fakti.newslink4.com”, ka publikuar artikullin me titull “TRAGJlKE/ 26 fëmijë di.gjen të gjaIIë pas zja.rrit që përfshiu shkoIIën e tyre…!!”.
I njëjti lajm është shpërndarë edhe në faqen në facebook “Gazeta FAKTI” me mbishkrimin “Jepet LAJMI i ZI… Mos kalo pa NGUSHELLIME”.
Lajmi është publikuar si lajm i fundit i një ngjarjeje tragjike që ka ndodhur në Nigeri. Në lajm thuhet se kanë humbur jetën 26 fëmijë si pasojë e një zjarri.
Por, në Nigeri nuk është regjistruar ndonjë ngjarje e tillë tragjike në vitin 2023.
Një ngjarje e ngjashme kishte ndodhur në një shkollë në Liberi, ku 27 persona, shumica prej të cilëve fëmijë kishin vdekur si pasojë e një zjarri që kishte kapluar një shkollë me konvikt në periferi të kryeqytetit të Liberisë, Monrovia, raporton BBC.