schema:text
| - Rrena për aksidentin me aeroplan
Deklarata
Tr agjike! Avioni rr ëzohet mbi shtëpi, vdesin 8 persona, mes vi ktimave edhe një biznesmen i fuqishëm
Vlerësimi
Me kos
Publikimi i një artikulli me titull “Tr agjike! Avioni rr ëzohet mbi shtëpi, vdesin 8 persona, mes vi ktimave edhe një biznesmen i fuqishëm” nuk e ka treguar të vërtetën e plotë. Në titull nuk tregohet vendi i aksidentit, duke vënë në lajithtje lexuesit. Në artikull nuk është treguar as emri i biznesmenit të njohur.
Artikulli
Më 22 nëntor 2022 faqja e internetit “newztype.com” ka publikuar një përmbajtje me titull “Tr agjike! Avioni rr ëzohet mbi shtëpi, vdesin 8 persona, mes vi ktimave edhe një biznesmen i fuqishëm”.
E njëjta përmbajtje është shpërndarë edhe në disa faqe në facebook si Njoftohu.info, Lajme Sot, Koha dhe Revista Shqip.
Faqja që ka publikuar lajmin nuk përmend emrin e biznesmenit që ka vdekur në aksidentin me avion.
Në fakt më 21 nëntor 2022, Reuters raportoi se në Medelin të Kolumbisë u raportua se një aeroplan ishte rrëzuar si pasojë të cilit 8 persona kishin vdekur, por nuk është përmendur vdekja e ndonjë biznesmeni të njohur.
Ndërsa, mediat tjera kanë raportuar se një nga viktimat ishte edhe pronari i grupit “San German Express”.
Kryetari i Komunës, Daniel Quintero kishte shkruar në twitter për aksidentin e ndodhur dhe kishte shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.
|