schema:text
| - Keq citimi i kryeministrit të Izraelit
Deklarata
Bibla jonë thotë duhet të mbani mend atë që u ka bërë Amaleku, tani shkoni, sulmoni Amalekun dhe shkatërroni plotësisht gjithçka që u përket, mos i kurseni, vritini burra, gra, fëmijë dhe foshnje, bagëti, dele, deve dhe gomarë
Vlerësimi
Me kos
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në fjalimin e tij, nuk ka thënë “shkoni, sulmoni Amalekun dhe shkatërroni plotësisht gjithçka që u përket, mos i kurseni, vritini burra, gra, fëmijë dhe foshnje, bagëti, dele, deve dhe gomarë”. Fjalimi i tij është përkthyer gabimisht në gjuhën shqipe. Krypometër ka verifikuar se në fjalimin e plotë, Netanyahu nuk ka thënë “mos i kurseni, vritini burra, gra, fëmijë dhe foshnje, bagëti, dele, deve dhe gomar”. Kjo pjesë është në librat fetarë, mirëpo Netanyahu nuk i ka përmendur në fjalimin e tij kur kishte folur për armëpushimin.
Artikulli
Më 4 janar 2024 faqja në Facebook ‘Rinia Islame Viti’ (arkive) shpërndau një video me përshkrim “Gjenocidi-Vrasja e grave dhe fëmijëve qënka “urdher i zotit” sipas librav hebrej”.
Kjo video flet për luftën në Gaza.
“Diplomatët amerikanë thuhet se të gjithë e mbështesin gjenocidin që bënë Izraeli në Gaza, ata dhe Europianët janë të ndarë në qëndrime, ndërsa si politikanët ashtu edhe krerët fetar jo vetëm bëjnë thirrje, por edhe kanë filluar në fakt luftën fetare. Le ti shohim qëndrimet fashiste të disa politikanëve e diplomatëve që deri dje i kanë shitur botës vlera e civilizim”- thuhet në fillim të kësaj video.
Në pjesën e dytë të videos është një fjalim i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili është përkthyer në gjuhën shqipe.
“Bibla jonë thotë duhet të mbani mend atë që u ka bërë Amaleku, tani shkoni, sulmoni Amalekun dhe shkatërroni plotësisht gjithçka që u përket, mos i kurseni, vritini burra, gra, fëmijë dhe foshnje, bagëti, dele, deve dhe gomarë”- thuhet në përkthimin në shqip të fjalimit të Netanyahut.
Krypometër, për të verfikuar këtë deklarim dhe përkthim në shqip që i është bërë, përmes kërkimeve në Google ka gjetur fjalimin e plotë të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu të mbajtur më 28 tetor 2023 (arkive).
Në këtë fjalim ai nuk permend vrasjen e pleqëve e fëmijëve.
“Duhet të mbani mend çfarë ju ka bërë Amaleku thotë Bibla jonë e shenjtë, ne mbajmë mend dhe po luftojmë- trupat tona që tani janë në Gaza po i bashkohen këtij zingjiri të heronjëve hebrej, zingjir që ka nisur 3 mijë vite më parë. Heronjtë tanë kanë qëllim të mundin plotësisht armikun vrasës dhe të garantojnë ekzistencën tonë në këtë shtet sepse gjithëmonë kemi thënë ‘kurrë më, kurrë më’”- u shpreh Netanyahu në një konferencë për media më 28 tetor, 2023.
Tutje ai ka thënë se Izraeli është në kohë të luftës. “Zonja dhe zotërinjë, Bibla thotë se ‘është një kohë për luftë e kohë për paqe, kjo është kohë për luftë. Luftë për të ardhmen e përbashkët, sonte vendosim vijën mes forcave të civilizimit dhe forcat e barbarizmit, është kohë për të vendosur ku qëndrojnë. Izraeli do qëndrojë kundër forcave të barbarizmit deri nëse fitore. Shpresoj dhe lutem që kombet e civilizuara kudo do përkrahin këtë luftim sepse lufta e Izraelit është lufta juaj. Kjo sepse nëse e keqja e Hamasit e Iranit fiton, ju do jeni targeti i radhës, për këtë fitorja e Izraelit do jete fitorja juaj. Izraeli do lufotjë deri të fitojë”.
Fakti që kryeministri kishte përdorur paragrafe biblike për të arsyetuar sulmet në Gazë janë kritiuar nga media të ndryshme, faqja Mother Jones më nëntor 2023 (arkive) e quajti ‘të rrezikshëm’ retorikën e kryeministrit ku citon pasazhe fetare.
Në fjalimin e tij, Netanyahu kishte përdorur edhe disa referenca tjera nga Bibla ku termi Amalek ka kuptimin e kombit rival të Izraelit antik.
“Zoti e urdhëron mbretin Saul në Librin e parë të Samuelit që të vrasë çdo person në Amalek, një komb rival i Izraelit të lashtë. “Kjo është ajo që thotë Zoti i Plotfuqishëm.”- i thotë profeti Samuel Saulit. “Unë do t’i ndëshkoj Amalekitët për atë që i bënë Izraelit, kur i vunë në rrugë kur po dilnin nga Egjipti. Tani shkoni, sulmoni Amalekët dhe shkatërroni plotësisht gjithçka që u përket atyre. Mos i kurseni ata; vrisni burra e gra, fëmijë dhe foshnja, bagëti dhe dele, deve dhe gomarë”- thuhet në këtë pasazh fetar.
Këto fjalë janë në libër, por nuk janë thënë detajisht nga kryeministri i Izraelit siç është përkthyer fjalimi i tij në video. Ai ka përdorur vetëm termin Amalek e që shumë faqe më pas e kanë nënkuptuar si thirrje njësoj si është në libër.
Pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, Izraeli e ka nisur luftën, me synim të shkatërrimit të grupit ekstremist. Si pasojë e luftës, bazuar në të dhënat e publikuara në BBC, në Gazë janë vrarë rreth 25,490 palestinezë, rreth 70 për qind e tyre gra dhe fëmijë. Sipas të dhënave të BBC-së, në sulmin e parë të Hamasit ndaj Izraelit janë vrarë 1,300 civilë dhe 260 të tjerë janë marrë peng, ndërsa gjatë luftimeve janë vrarë 552 ushtarë.
|