About: http://data.cimple.eu/claim-review/18f02e1a7bb5fdd82adbe37c7728228f0624ffb77b5377f72c6a5cb6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: KALLXO.com Rrena për heqjen e flamurit kombëtar nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd Deklarata Disa media online në Kosovë (01.11.2021) “Serbët heqin flamurin kombëtar nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd”. Vlerësimi Rrenë e kryptë Ky lajm nuk është i vërtetë. Flamuri nuk është hequr nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd. Këtë e ka konfirmuar edhe vet Ambasada për KALLXO.com. Flamuri është hequr në njërën nga shtyllat në rrugët e Beogradit. Por asnjëra nga mediat që e kanë publikuar këtë artikull nuk e kanë konfirmuar këtë përmes Ambasadës. Flamuj të Shqipërisë në rrugët e Beogradit janë vendosur për shkak se planifikohet që me 3 dhe 4 nëntor të mbahet takimi trepalësh (Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut) në kuadër të iniciativës “Open Balkans”. Artikulli Mbrëmjen e 1 nëntorit disa nga mediat kryesore në Kosovë kanë raportuar se flamuri kombëtar është hequr nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd. “Serbët heqin flamurin kombëtar nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd”, është njëri prej titujve të publikuar nga disa prej mediave online në Kosovë. Këto raportime të mediave janë mbështetur në disa video që janë postuar në rrjete sociale, ku shihen disa të rinj duke hequr flamurin shqiptar, i cili është i vendosur pranë atij serb, në një shtyllë. Mediat online të cilat kanë publikuar dhe ripublikuar këtë artikull janë: gazetaexpress.com, kosovapress.com, sinjali.com, telegrafi.com, kosovapost.net, koha.net, rtvbesa.com, frontonline.net, ekonomiaonline.com dhe indeksoline.net. Asnjëra nga këto media nuk e kanë kontaktuar Ambasadën e Shqipërisë në Beograd për të konfirmuar nëse ka ndodhur heqja e flamurit shqiptar nga disa të rinj prej objektit të Ambasadës. Kjo ngjarje është demantuar nga ana e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd. KALLXO.com ka kontaktuar më këtë ambasadë dhe të njëjtit e kanë mohuar se ka ndodhur heqja e flamurit nga ambasada. “Sqarojmë se nuk ka asnjë episod që të lidhet me flamurin e Ambasadës”, kanë thënë ata për KALLXO.com. Ekipi i KALLXO.com nga Beogradi ka konfirmuar se flamuj shqiptar janë të vendosur në rrugët e Beogradit. Kjo pasi që sot më 3 nëntor dhe nesër më 4 nëntor është planifikuar që të mbahet një takim për “Open Balknas” në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili mbrëmjen e së dielës u dorëhoq nga posti i tij, pas reziltatit të dobët në zgjedhjet lokale. Dje, më 2 nëntor, Vuçiq ka publikuar disa momente nga takimi me kryeministrin Rama, ku që të dy po marrnin pjesë në Samitin e liderëve për ndryshimet klimatike në Glasgow. “Mbështetje të fuqishme për Open Balkan. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, për shkak të ngjarjeve në Shkup?”, ka shkruar Vuçiq në Instagram në foton me Ramën, duke iu referuar dorëheqjes së Zaevit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software