About: http://data.cimple.eu/claim-review/19abc81f525bd38da101666b5960a9a22a463b45f4dac7e6cc1a9df4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Dafina Zeqiri e ka ndryshuar fenë Deklarata E papritur, Dafina ndryshon fenë, nga muslimane në…??? Vlerësimi Rrenë Artikulli i publikuar në një faqe të internetit dhe në Facebook me titull: “E papritur, Dafina ndryshon fenë, nga muslimane në…???”, është i rremë. Dafina Zeqiri në javët e fundit nuk ka ndërrmarrë veprime që cilësohen si veprime të ndryshimit të besimit. Për më tepër, media që e ka publikuar këtë artikull e ka bërë vetëm duke u bazuar në supozime dhe nuk e ka kontaktuar fare këngtaren për ta pyetur rreth kësaj çështje. Gazetarët duhet që t’i verifikojnë faktet para publikimit të tyre. Parimet bazike kërkojnë që verifikimi i fakteve të ndodhë duke e respektuar të drejtën për t’u përgjigjur. E drejta për t’u përgjigjur është një ndër të drejtat themelore dhe bazike të gazetarisë, e cila është edhe pjesë e Kodit të Etikës të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Artikulli Në faqën e internetit “Revista Ditore” dhe në faqen në Facebook më të njëjtin emër, më 23 korrik 2022, është publikuar artikulli më titull: “E papritur, Dafina ndryshon fenë, nga myslimane në…???” Artikulli thotë se këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri ka mundur të ndryshojë orientimin e saj fetar duke u bazuar në një postim në rrjete sociale në të cilën këngëtarja ka vendosur një zinxhir me një varëse në formë të kryqit, simbol i qytetarëve të besimit të krishterë. Por, lajmi i publikuar është i rremë. KALLXO.com ka kontaktuar me këngëtarën Zeqiri, e cila ka demantuar lajmin e publikuar për ndryshimin e fesë. “Fakti që unë kam vendosur një varëse, si pasojë e të cilës ka ardhur deri te kjo situatë, nuk e përcakton besimin tim. Andaj, e ndjej si obligim moral të ritheksoj se nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që janë thënë dhe janë shkruar në media ditëve të fundit”, ka thënë ajo. Tutje, Zeqiri ka shtuar se “Unë kam lindur dhe kam jetuar gjithë jetën time në një familje qe beson ne Zot dhe vazhdoj të jem e tillë”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software