About: http://data.cimple.eu/claim-review/19d37cbc2843c979f3e2d48abbee5f71093abdd1040cb324df9911de     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë për shpërndarjen e virusit përmes aeroplanëve Deklarata E JASHTËZAKONSHME Doli E Verteta E V1RUSIT Se Si Po Shperndanin Permes Aeroplaneve Vlerësimi Rrenë e kryptë Lajmi është demantuar nga Reuters. Ata kanë shkruar se nuk janë të verteta postimet në mediat sociale pretendojnë se Polonia, Suedia dhe Norvegjia ‘po padisin’ Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ‘infektimin e Evropës’ me ‘pneumoni kimike’ të lëshuar nga aeroplanët. Artikulli Në muajt e fundit nëpër media online në Kosovë është publikuar një artikull që flet për shpërndarjen e virusit, duke aluduar në COVID-19 përmes aeroplanëve. Lajmi me titull “E JASHTËZAKONSHME Doli E Verteta E V1RUSIT Se Si Po Shperndanin Permes Aeroplaneve” është publikuar më 7 dhjetor në ueb faqen “news440media.com”. Në këtë artikull pretendohet se disa shtete si Polonia, Suedia dhe Norvegjia po bëjnë një denoncim kundër Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), se po helmon Evropën përmes aeroplanëve, duke spërkatur një produkt kimik të rrezikshëm. Artikulli thirret në agjencinë prestigjioze të lajmeve Reuters. Në tekst pretendohet se janë arrestuar pilotë dhe se i kanë pranuar veprimet. Lajmi është shpërndarë edhe në faqen “do24news.com” dhe në Facebook në faqet “Ditorja Art” në muajin tetor të këtij viti dhe në faqen “Zëri i Popullit” po ashtu në Facebook, në shtator të këtij viti. Raportimet janë mohuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”. Kjo agjenci më 15 janar të këtij viti ka kontrolluar faktet duke shkruar se Polonia, Suedia dhe Norvegjia nuk kanë ngritur padi kundër OBSH-së për “infektimin e Evropës” me “gjurmë kimike”. “Postimet në mediat sociale pretendojnë se Polonia, Suedia dhe Norvegjia ‘po padisin’ Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ‘infektimin e Evropës’ me ‘pneumoni kimike’ të lëshuar nga aeroplanët. Disa përsëritje përfshijnë pretendimin që Reuters raportoi për këtë padi të supozuar. Këto pretendime janë të rreme: Reuters nuk e raportoi këtë apo diçka të ngjashme, e as ndonjë organizatë tjetër mediatike. Postimet përmbajnë fotografi të etiketuara në mënyrë të rreme të avionëve, të cilat janë përdorur më parë për të ilustruar teorinë e konspiracionit të ‘chemtrails’ [gjurmëve kimike]”, ka shkruar Reuters. Në vazhdimësi ka pasur teori të ndryshme se COVID-19 është shpërndarë nga laboratori apo nga qyteti Wuhan i Kinës përmes lakuriqëve. Por shkencërisht ende nuk dihet burimi i vërtetë i shpërndarjes së COVID-19 me të cilin bota po ballafaqohet në dy vitet e fundit. OBSH-ja nuk ka dalë me ndonjë njoftim për origjinën e coronavirusit dhe rrjedhimisht deri më tani asnjë nga këto pretendime nuk është vërtetuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software