About: http://data.cimple.eu/claim-review/19fe1610400b3678902db94d64adb1419907314ecf1acec3c3cf6f64     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për përleshjen e të dyshuarve në rastin e Liridona Ademaj Deklarata Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Ndodh e keqja e madhe në burg, përleshje e ashpër mes të akuzuarve për vrasjen e Liridonës” është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se në hapësirat e burgut nuk ka ndodhur një përleshje e tillë. Artikulli Më datë 18/12/2023 faqja e Facebook “Telalli.info” ka publikuar një artikull i cili pretendon se dy të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademaj janë përleshur mes vete (Arkiva). Artikulli mbështetet mbi një prononcim të një gazetari, që thotë se Naim Murseli dhe Granit Plava janë përplausr me njëri tjetrin. Krypometër ka verifikur nëse në burg ka pasur ndonjë përleshje në mes Plavës dhe Murselit. Krypometri ka kontaktuar me Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani për të kontrolluar nëse është e vërtetë që ka pasur përleshje në mes të akuzuarve në rastin e Liridona Ademajt. Ai ka treguar se diçka e tillë nuk është e vërtetë, duke treguar se tre të dyshuarit janë në burgje të ndara dhe nuk qëndrojnë në një burg të njëjtë. “Nuk ka diçka të vërtetë në këtë rast. Ata janë në burgje të ndara, nuk ka pasur rrahje në mes tyre”- ka thënë Dibrani. Krypometri ka kontaktuar edhe me avokatin e Granit Plavës, Skender Gojani, i cili po ashtu ka mohuar të ketë ndodhur diçka e tillë. “Nuk është e vërtetë, nuk ka pasur rrahje, nuk është regjistru diçka e tillë”- ka thënë Skender Gojani. Naim Murseli është arrestuar dy ditë pas vrasjes së Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij. Prokuroria ka ngritur dyshimet ndaj Murselit se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes së tij. Në anën tjetër, përveç Murselit, të arrestuar janë edhe Granit Plava që dyshohet se ishte ekzekutori dhe Kushtrim Kokalla që dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin dhe Granit Plavën. Të tre të dyshuarit janë nga Gjakova. Dosja e Prokurorisë përmendë rolet e të tre të dyshuarve në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Fillimisht rasti u raportua si grabitje me pasojë vrasje, ndërsa më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë, pasi që Prokuroria tha se ngjarja ishte inskenuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software