About: http://data.cimple.eu/claim-review/1a7c543ccb88d392d41b5eb28146f73db8a7eb8f0916017c6d35a3fd     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fjala e Mbajtur nga Korab Sejdiu Deklarata Korab Sejdiu: “Pavarësisht kush i bashkohet në formatin aktual, PAN-i nuk e ka votën time” Vlerësimi E vërtetë Korab Sejdiu e ka mbajtur fjalën e dhënë duke mos e votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Vota e tij kundër qeverisë së udhëhequr nga Koalicioni PAN nuk ka ndryshuar edhe pse AKR-ja, në të cilën Sejdiu ka qenë nën-kryetar, ka lidhur marrëveshje të bashkëqeverisjes me PAN-in duke merr poste të rëndësishme në ekzekutiv. Mbajtja e fjalës është bërë gjë e jashtëzakonshme në politikën kosovare. Artikulli Korab Sejdiu, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, e ka mbajtur fjalën e dhënë se vota e tij do të jetë kudër qeverisë së udhëhequr nga Koalicioni PAN. “Unë kam folur një herë dhe po e përsëris: pavarësisht kush është në anën tjetër, edhe nëse 119 deputetët votojnë për, vota ime do të jetë sikur ka qenë. Pra, kundër PAN-it. Pavarësisht kush i bashkohet në formatin aktual, PAN-i nuk e ka votën time”, i ka thënë Kohës Ditore deputeti Sejdiu, i cili është nënkryetar në AKR. Votën kundër qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj ai e ka paralajmëruar në një postim të bërë në profilin e tij në Facebook. Në të njëjtin postim ai ka treguar se tashmë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Aleancën Kosova e Re, e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli. “Thënë atë, ju njoftoj sërish se do t’i qëndroj besnik fjalës së dhënë ndaj elektoratit tim, dhe në seancën konstituive do të votoj kundër në të dyja instancat, edhe zgjedhjen e Kryeparlamentarit por edhe të Qeverisë”, ka shkruar Sejdiu. Ai në testin e parë, në votimin për kryetar të Kuvendit të Kosovës nuk ka votuar për kandidatin e koalicionit PAN, Kadri Veseli. Ky i fundit kishte lidhur marrëveshje për bashkëqeverisje me koalicionin PAN.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software