About: http://data.cimple.eu/claim-review/1acaae46cdd23b0cddc4e4ca544ae8ac35b8c710d17d07544cc1748b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përshkrimi i rremë për tubimin e AAK-së Deklarata Partitë PDK-AAK-NISMA janë duke festuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe Vlerësimi Rrenë Pretendimi se partitë PDK-AAK-NISMA janë duke festuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që njihet në publik si “Zajednica”, nuk është i vërtetë. Krypometri ka konstatuar se mesazhi i Ramush Haradinajt në këtë video material nuk është thënë në një festë për Zajednicën por në një tubim festiv të partisë së tij, AAK. Artikulli Më 4 shtator 2023 profili në Facebook “Maliq Maliqi” postoi në grupin publik “>>Qeveria Kurti ll, 22 Mars 2021<<” një video në të cilën shihet kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një tubim të partisë së tij. Haradinaj gjatë fjalës së tij, falënderon partinë Lista Serbe, që ishin prezent në tubim. Ndërsa, video ka përshkrimin “PDK-AAK-NISMA tu e festu Zajednicën!” dhe “A janë këta UÇK, vendosni vet!”. Krypometri ka kontrolluar nëse ky mesazh ishte shpërndarë në ndonjë festë të organizuar për festimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i cili njihet edhe si “Zajednica”. Të dhënat nga kontrollimi në materialet publike tregojnë se deri më tani PDK-AAK-NISMA nuk kanë mbajtur ndonjë tubim për të festuar një nismë të tillë. Të dhënat tregojnë se tubimi, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të partisë Lista Serbe ishte një përvjetor i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo e dhënë është konfirmuar në një deklarim për Krypometrin edhe nga Lulëzim Blaka, Drejtor për Informim në AAK. “Sa i përket videos së apostrofuar, unë nuk jam i befasuar aspak, pasi që është bërë traditë që faqet e propagandës të marrin pjesë aktive që përmes mashtrimeve e gënjeshtrave, të vazhdojnë luftën e tyre kundër UÇK-së dhe vlerave që ajo i përfaqëson”– ka thënë Blaka për Krypometër më 12.09.2023. Për disa vite me radhë, çështja e asaj që në opinion njihet si “Zajednica” ose Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, ka qenë temë diskutimi. Përgjatë vitit 2016 u mbajtën protesta nga partia që tash është në krye të Qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software