schema:text
| - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Publikimi i rremë për urrejtjen ndaj Albin Kurtit
Deklarata
Ja pse e urrejnë Albin Kurtin dhe synojnë kthimin në pushtet
Vlerësimi
Rrenë
Publikimi me përshkrimin “ja pse e urrejnë Albin Kurtin dhe synojnë kthimin në pushtet” është i rremë. Krypometër ka verifikuar se dokumentari i cili e shoqëron publikimin nuk flet për urrejtjen ndaj Albin Kurtit.
Artikulli
Më 20 tetor 2023 faqja e Facebook-ut “Lajme te vërteta” (Arkiva) publikoi një video me përshkrimin “Ja pse e urrej Albin Kurtin hajnat qe shkatrruan GJITHQKA, e qe prap nuk jan ngoput kerkojne perseri rikthim ne pushtet, JO kurr ma!”.
Video e publikuar është marrë dhe është prerë në disa pjesë nga dokumentari “Shtabi i milionerëve” prodhim i “Gazeta Express” i publikuar më 17 prill 2016.
Krypometri më 24/10/2023 verifikoi videon e publikuar me përshkrimin në të cilin pretendohet se politikanët, të cilët janë pjesë e dokumentarit të “Zona Express” e urrejnë kryeministrin, Albin Kurti.
Me datë 24/10/2023, Krypometri konstatoi se në dokumentarin në fjalë flitet edhe për bashkëpartiakë të Albin Kurtit, përfshirë Rexhep Selimin.
Ai është pjesë e Vetëvendosjes ndërsa gruaja e tij Shqipe Selimi është pjesë e deputetëve të Vetëvendosjes në parlamentin e Republikës së Kosovës.
Krypometër ka kontaktuar edhe autorin e dokumentarit për të verifikuar nëse dokumentari jep përgjigje në pyetjen pse politikanët e urrejnë Albin Kurtin.
Në një deklaratë për Kryepometër më 24/10/2023, autori i dokumentarit “Shtabi i milionerëve” dhe drejtori i “Gazetës Express”, Leonard Kerquki tha se përshkrimi i videos së publikuar nuk lidhet me përmbajtjen e dokumentarit.
“Së pari dokumentari është vjedhur dhe transmetuar pa lejen time, si autor i tij. E dyta, titulli nuk ka lidhje me përmbajtjen e dokumentarit, e as me pjesën e shkëputur; në dokumentar tregohet pasuria e disa prej politikanëve më të rëndësishëm të vendit”– tha Kerquki në deklaratë për Krypometër.
|