About: http://data.cimple.eu/claim-review/1b15a3ab4b202cfda14d7fcf900ac33f273bb4ce3fda27af980fcd2d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikohen lajme të rreme se Turqia ka bllokuar anijet luftarake ruse Deklarata Turqia i jep “ok” Ukrainës, bllokon anijen luftarake ruse në Bosfor dhe Dardanele Turqia i del në krahë Ukrainës, bllokon anijet luftarake ruse në Bosfor dhe Dardanele Vlerësimi Rrenë Disa media në Kosovë e kanë publikuar lajmin se Turqia i ka bllokuar anijet luftarake ruse për të hyrë në Detin e Zi. Por ky lajm nuk është i vërtetë. Turqia nuk mund ta ndalojë kalimin e anijeve luftarake nëpër ngushticat e saj që çojnë në Detin e Zi. Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavusoglu e tha këtë duke iu referuar një klauzole në Konventën e Montreux që i lejon anijet të kthehen në bazën e tyre. Artikulli Disa media kanë publikuar lajme me pretendimin se Turqia është pozicionuar përkrah Ukrainës. Rtklive, Kosova Post, Zhurnal MK, Indeksonline, Aktuale MK, Albanian Post, kanë shkruar se Turqia ka bllokuar anijet luftarake ruse për të hyrë në Detin e Zi përmes ngushticave të saj duke u pozicionuar kështu pranë Ukrainës. Turqia nuk mund ta ndalojë kalimin e anijeve luftarake nëpër ngushticat e saj që çojnë në Detin e Zi, siç ka kërkuar Ukraina, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu për gazetën turke Hurriyet të premten, duke iu referuar një klauzole në Konventën e Montreux që i lejon anijet të kthehen në bazën e tyre. Ukraina i bëri thirrje Turqisë që t’i bllokojë anijet luftarake ruse të kalojnë nëpër ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit. Çavusoglu tha se Turqia është e kufizuar në aftësinë e saj për ta bërë një gjë të tillë. “Në rastin e një lufte ku Turqia nuk është palë, ka masa që mund të merren në lidhje me vendet që janë palë në luftë”, tha ai. “Nëse ka një kërkesë që anijet e vendeve ndërluftuese të kthehen në bazat e tyre, atëherë duhet lejuar”, shtoi ai, duke iu referuar Rusisë. “Rusia kishte klauzolën e saj të futur [në Konventën e Montreux]. Nenet 19, 20 dhe 21 përcaktojnë se nëse anija e një vendi që ndodhet në Detin e Zi dëshiron të kalojë me një kërkesë për t’u kthyer në bazën e saj, kjo i lejohet”, tha Çavuşoğlu. Në lidhje me klauzoën e cila ndalon bllokimin e anijeve ruse, ka shkruar edhe Reuters. Sipas Reuters, Turqia nuk mund të ndalojë anijet luftarake ruse për shkak të një klauzole në një pakt ndërkombëtar që lejon anijet të kthehen në bazën e tyre vendase. Çfarë thotë Konventa Montreux? Sipas kësaj konvente të nënshkruar në vitin 1936, Turqisë i jepet kontroll mbi kalimin e anijeve nëpër këto dy ngushtica kryesore. Në kohë paqeje, anijet civile mund të kalojnë lirshëm, megjithëse ka kufizime të caktuara për kalimin e anijeve që nuk i përkasin vendeve të Detit të Zi. Shtetet e Detit të Zi – të cilat, së bashku me Turqinë, Rusinë dhe Ukrainën – përfshijnë gjithashtu Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Rumaninë. Luftanijet mund të lundrojnë nëpër ngushticat gjatë kohës së paqes, por në kushte që e kufizojnë tonazhin agregat në varësi të faktit nëse janë apo jo një vend i Detit të Zi dhe e kufizojnë kohëzgjatjen e qëndrimit në Detin e Zi për vendet që nuk janë pjesë e Detit të Zi. Ekzistojnë gjithashtu kufizime në kalibrin e armëve që mund ta mbajnë dhe Turqia duhet të njoftohet me kërkesën e bërë prej tyre për kalim.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software