About: http://data.cimple.eu/claim-review/1cc1883730d4acf628f67b6c20b767b62096f22fd294b69f1a45a166     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i ekzagjeruar për një opinion për periudhën pas liberalizimit të vizave Deklarata Analisti i njohur trishton kosovarët: Kosova në vitin e ardhshëm do të ketë vetëm 600 mijë banorë Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit ‘Analisti i njohur trishton kosovarët: Kosova në vitin e ardhshëm do të ketë vetëm 600 mijë banorë’ është i ekzagjeruar. Në artikull nuk është paraqitur asnjë matje e opinionit publik sa i përket postimit të analistit. Përveç kësaj, postimi i bërë nga gazetari Ilir Mirena është bërë në formë të satirës. Artikulli Më 26 prill 2023 faqja e internetit “Zeri i Diaspores” ka publikuar një artikull me titullin ‘Analisti i njohur trishton kosovarët: Kosova në vitin e ardhshëm do të ketë vetëm 600 mijë banorë’. Ndërsa faqet e internetit Gjilani e Rilindja këtë artikull por me titull ‘Ilir Mirena trishton kosovarët: Kosova në vitin e ardhshëm do të ketë vetëm 600 mijë banorë’ e kanë publikuar më 18 prill 2023. Ndonëse në titull thot se ka trishtim të qytetarëve, artikulli në fjalë nuk ka cotuar asnjë qytetar që thotë se është i trishtuar nga deklarata e Ilir Mirenës. Ilir Mirena kishte paralajmëruar që pas liberalizimit të vizave në Kosovë mund të mbesin 600 mijë banorë, duke u barazuar, sipas tij, me Malin e Zi. Postimi i tij është bërë me doza të humorit dhe ai nuk ka dhënë ndonjë opinion që brenda një viti do të largohen 1 milion kosovarë. “Tash nje vit barazohemi me Malin e Zi per kah popullsia. 600 mije malazeze hiq keq s’jetojne, e territor kane me shume se sa Kosova… Po na diqysh marakli n’kallabllak, ama pa ndonje arsye. Kshtu qe, le t’shprazemi pak se copa dojme me u ba me njani – tjetrin” – ka shkruar Mirena në profilin e tij në Facebook. Më 18 prill 2023, Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, më 25 prill 2023 në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian është publikuar rregullorja 2023/850 për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas nenit 2 të kësaj rregullore, ajo hyn në fuqi në ditën e 20-të pas publikimit në gazetë zyrtare, që i bie më 15 maj 2023 mirëpo lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovë do të mund të bëhet vetëm pas 1 janarit 2024.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software