Fotografia e modifikuar e Albin Kurtit me Aleksandar Vuçiq
Deklarata
Vlerësimi
Rrenë
Fotografia e publikuar në të cilën shihet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq është e rreme. Albin Kurti nuk ka bërë foto me Aleksandar Vuçiq se fundmi. Krypometri ka gjetur se në fotografinë origjinale është kryeministri Albin Kurti me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. E njëjta është modifikuar dhe në vend të Dendias është vendosur fytyra e presidentit serb Vuçiq.
Artikulli
Më 28 dhjetor 2022, në profilin në Facebook me emër Sokol Elezaj është është publikuar një fotografi e manipuluar në të cilën shihet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Fotografia në të cilën shihet kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke u përshëndetur me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq është e rremë.
Krypometri ka gjetur se në fotografinë origjinale është kryeministri Albin Kurti me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias.
Por, e njëjta është modifikuar dhe në vend të Dendias është vendosur fytyra e presidentit serb Vuçiq.
Fotografia origjinale është publikuar në Twitter në profilin zyrtar të Nikos Dendias me 9 prill 2022.