About: http://data.cimple.eu/claim-review/213d21b5afd8a1b2d9c0445c4fe31530fb4a5adfe858ea2d13e8ade2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Agim Veliu - FOTO KALLXO Rrena e Agim Veliut për publikimin e uzurpatorëve në komunë Deklarata Agim Veliu: “Brenda 3 muajve të parë, pa problem”. Vlerësimi Rrenë e kryptë As pas gjashtë muajsh pas marrjes së mandatit, në uebfaqen e Komunës së Podujevës, nuk janë bërë publike asnjëra nga listat e premtuara nga kreu i Podujevës, Agim Veliu. Lista e pronave komunale; e shfrytëzuesve të pronave komunale, e borxhlinjve si dhe lista e uzurpatorëve të këtyre pronave nuk janë publike, ndërsa Komuna nuk jep as qasje, e as shpjegim. Artikulli Në debatin para balotazhit në ‘Jeta në Kosovë’, Agim Veliu, kryetar i Komunës së Podujevës kishte dhënë disa premtime, ndër tjera se brenda dy-tre muajve do të publikojë në uebfaqen e komunës listën e pronave komunale, listën e shfrytëzuesve të pronave komunale, listën e borxhlinjve si dhe listën e uzurpatorëve të këtyre pronave. Por, edhe gjashtë muaj pas marrjes së mandatit, kreu i Podujevës nuk e ka publikuar asnjërin vendim në faqen e Komunës. Madje Zyra për Informim në këtë komunë nuk i ka kthyer përgjigje KALLXO.com as kur është pyetur për arsyen e mospublikimit, e as kur ka kërkuar këto lista. Kur do të bëni publike listën e pronave komunale? – ishte pyetje e drejtuar për Veliun në emisionin e 17 nëntorit 2017 në Jeta në Kosovë, ndërsa përgjigja e tij ishte se “lista ekziston, por për publikim do ta vendosim në ueb-faqe shumë shpejt”. Pyetjes se a do ta bëni këtë në tremuajshin e parë të mandatit, ai i ishte përgjigjur “besoj se po”. Ku ishte pyetur për listën e shfrytëzuesve të pronave komunale, Veliu kishte thënë se “brenda dy muajve mund ta publikojmë”. Ndërsa për listën e borxhlinjve, ishte shprehur se ajo ekziston dhe se do ta bënte publike në, siç kishte thënë në emision, “2-3 muajt e parë”. E për listën e uzurpatorëve, ishte pyetur se a mund ta bënte të njëjtën publike në 3 muajt e parë të mandatit, Veliu ishte shprehur i bindur se publikimi i saj do të ndodhë “brenda 3 muajve të parë, pa problem”. Por, edhe pas gjashtë muajsh që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale dhe pesë muajsh nga marrja zyrtare e mandatit, në faqen e Komunës së Podujevës nuk janë bërë publike asnjëra nga këto lista. KALLXO.com ka dërguar pyetje në këtë komunë për të marrë arsyen e mos-publikimit të këtyre listave dhe kohën se kur do të publikohen dhe ka kërkuar qasje në listat e lartpërmendura, por nuk ka marrë përgjigje.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software