About: http://data.cimple.eu/claim-review/21bc62c9e69066a10409f01050414fa23a21b6027f774cf65bff6d75     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se u dogj veriu i Kosovës Deklarata U DOGJ VERIU MBREME”, ESHTE DEGJUAR NJE SHPERTHIMI I FUQISHEM ATJE Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “U DOGJ VERIU MBREME”, ESHTE DEGJUAR NJE SHPERTHIMI I FUQISHEM ATJE” është i ekzagjeruar dhe nuk e pasqyron situatën në veri të Kosovës. Veriu i Kosovës nuk është djegur si pretendohet në titull. Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elashani ka thënë se në oborrin e komunës kanë shpërthyer dy shok-bomba, të cilat nuk kanë shkaktuar dëme materiale. Artikulli Më 20 qershor 2023, faqja në Facebook “Vec me Albin Kurtin Kryeministër” e ka shpërndarë një artikull me titull “U DOGJ VERIU MBREME”, ESHTE DEGJUAR NJE SHPERTHIM I FUQISHEM ATJE” (arkiva). I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqe tjera si: “Lajme1”, “Shqipëria Live Big”, “Post Lajme”, “Lajme Kosova”, “Day to Kosova”. Përkundër që në titull thuhet se “u dogjë veriu”, brenda në artikull nuk është paraqitur asnjë fakt që e mbështet atë konstatim. KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani. Elshani ka thënë nuk ka pas “djegie të veriut”, si është raportuar në këtë portal. Ai ka thënë se ka pasur vetëm një shpërthim me shok bombë, por e cila nuk ka shkaktuar dëme materiale. “Në afërsi të stacionit policor në veri të Mitrovicës ka pasur një shok-bombë dhe një tjetër është dëgjuar në një pjesë tjetër. Nuk ka dëme, nuk ka lëndime. Policia është në veri, sipas koordinimeve me personelin e vet, të nevojshëm dhe të mjaftueshëm”– ka thënë zëdhënësi i policisë Veton Elshani. Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, në një postim në Facebook, ka thënë se sulmi është bërë me qëllim të shkaktimit të frikës, por nuk ka njoftuar se ka pasë dëme materiale. Tensione në veri ka pasur që nga data 26 maj 2023, kur kryetarët e rinj të dalur nga zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023, në katër komunat veriore (Mitrovicë të veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok) u vendosën në objektet komunale. Qyetarët serb nuk po i pranojnë kryetarët shqiptarë në këto komuna, të cilët kanë protestuar para objekteve të komunave. Disa prej protestave kanë qenë të dhunshme duke shkaktuar edhe lëndime të ushtarëve të KFOR-it dhe qytetarëve. Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin urgjentisht masa për uljen e tensioneve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software