About: http://data.cimple.eu/claim-review/25483120ba13885b3f1ac95122822affebe6413c86524badffa2d9e5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i pasaktë për furnizimin e FSK-së me automjetet Vuran Deklarata BMC Vuran, qe ka te montuar sistemin e artilerise caliber 120mm e njejte me predhen e nje tanku Gjerman. 33 automjete te tilla kan arritur ne kazermat e FSK-së Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Postimi “BMC Vuran, qe ka te montuar sistemin e artilerise caliber 120mm e njejte me predhen e nje tanku Gjerman. 33 automjete te tilla kan arritur ne kazermat e FSK-së” nuk është i saktë. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se FSK-ja aktualisht nuk i ka 33 automjete të tipit VURAN, siç është raportuar në disa faqe në Facebook. Maqedonci ka thënë se FSK-ja ka numër më të vogël të këtyre automjeteve. FSK-ja ka bërë stërvitje për përdorim të automjeteve të tipit VURAN. Artikulli Më 12.05.2024, faqja e Facebook-ut ‘Diaspora me Albinin’ (arkiva) ka publikuar një informacion në Facebook përmes të cilit pretendon se Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar 33 automjete të llojit Vuran, të prodhuara nga kompania turke BMC. “BMC Vuran, qe ka te montuar sistemin e artilerise caliber 120mm e njejte me predhen e nje tanku Gjerman. 33 automjete te tilla kan arritur ne kazermat e FSK-së. Qeveria Kurti per shtet me ushtri siguri e sovranitet te plote ne gjithe territorin e vendit”- thuhet në postim. Krypometër ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes për të konfirmuar nëse informacionet e paraqitura nga faqja e Facebook-ut janë të sakta ose jo. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një përgjigje për Krypometër ka thënë se në FSK nuk janë 33 pajisje siç është pretenduar në këtë postim. Maqedonci theksoi se e kanë këtë lloj pajisje por shifra e përmendur nuk është e saktë. “Mund të konfirmoj se nuk janë 33 pajisje të tilla në FSK. Ne kemi pajisje të këtij lloji dhe jemi duke planifikuar furnizime të reja. Por shifra e përmendur nga lajmi që ju citoni nuk është e saktë. Numri është më i vogël sesa përmendet në lajm”- ka deklaruar Maqedonci për Krypometër. Krypometër pas kërkimit në internet ka gjetur se automjetet ushtarake Vuran janë të prodhuara nga kompania turke BMC. I shquar për kapacitetin e tij për një ekuipazh prej nëntë vetash, nivelin e lartë të mbrojtjes dhe manovrueshmërinë, VURAN u ofron pasagjerëve të tij një nivel të lartë mbrojtjeje kundër minave dhe kërcënimeve balistike, falë trupit të tij kompakt, kabinës së blinduar dhe xhamit të përparëm, ulëseve amortizuese, stacionit të armëve dhe kapakun e daljes emergjente. Agjencia e Lajmeve “Anadolu” kishte raportuar më 01.07.2021, se Autoblinda me mortajë “Vuran 4×4” e zhvilluar me bashkëpunimin e kompanive të industrisë turke të mbrojtjes do të eksportohet për herë të parë në Kosovë. Ishte raportuar se Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshjen për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara VURAN me pajisje të armatimit. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, më 10 maj 2024, kishte njoftuar se Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnim në poligonin ushtarak në Bizë të Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me instruktorët e kompanisë BMC Vuran Alkar. “Kjo stërvitje ishte kombinuar duke vepruar me zjarrin direkt dhe indirekt, ndërveprim me armët e artilerisë dhe automjeteve luftarake Vuran”- kishte shkruar Maqedonci. Një postim i ngjashëm ishte bërë edhe nga faqja e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook. Krypometër në vazhdimësi ka raportuar për lajmet e rreme që kanë të bëjnë me furnimzimin e FSK-së me pajisje ushtarake. Ministria e Mbrojtjes i kishte bërë publike informacionet për pranim të donacioneve, siç është rasti për pranimin e pesë kamionëve ushtarakë donacion nga Gjermania. Përmes një ceremonie në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u bë pranim-dorëzimi i pesë kamionëve ushtarakë në vlerë prej 2.7 milionë euro.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software