About: http://data.cimple.eu/claim-review/25b2e50343693b57f22abbbf028bde82309242315f9243364fb9dc48     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i vjetër për bllokimin e rrugës Prizren – Suharekë, ri-publikohet si lajm aktual Deklarata Rrëshqitja e dheut, mbyllet segmenti i autostradës nga Suhareka deri në Prizren Vlerësimi Rrenë Titulli i artikullit ‘Rrëshqitja e dheut, mbyllet segmenti i autostradës nga Suhareka deri në Prizren’ është i rremë. Në ditën kur është publikuar artikulli, më 20 mars 2023, nuk kishte rrëshqitje të dheut dhe Autostrada “Ibrahim Rugova” ishte e lirë për qarkullim. Rrëshqitja e dheut në këtë segment të Autostradës ishte bërë me 21 shkurt 2023. Artikulli Më 20 mars 2023, faqja në internet me emrin ‘Freshnews213.com’ ka publikuar një artikull me titullin ‘Rrëshqitja e dheut, mbyllet segmenti i autostradës nga Suhareka deri në Prizren’. Lajmi është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet si ‘Ta bejme Shqiperine’, Info Ditore, Për Shqipërinë, Feja Islame, Rrotull Al, Receta Gatimi, Kuzhina Ime, Daradanët Sot, Eksplorer.Shqip., Exclusive Albania Today, Shqipet, Feja Ime, Kronika Sot. Por, rrëshqitja e dheut ka ndodhur më 21 shkurt 2023. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një shkrimi në Facebook, kishte bërë të ditur se rruga Prizren – Suharekë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut. “Sot ka ndodhur një rrëshqitje e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në kilometrin e 26-të në mes të Suharekës dhe Prizrenit, rrjedhimisht për shkaqe sigurie dhe rrezikshmërisë së lartë në këtë segment jemi detyruar që ta mbyllim përkohësisht qarkullimin rrugor në segmentin nga Suhareka deri në Prizren, ndërsa rruga nga Prizreni në drejtim të Prishtinës është e lirë për qarkullim” – kishte shkruar Durmishi me 21 shkurt 2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software