About: http://data.cimple.eu/claim-review/26c08c4330e0dbd04b3739df7cc0c123a8c6aef8a816b10a2df5f18f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Premtimet e Kurtit për pushimin e lehonisë, pagesat për fëmijë, gratë e papuna dhe banesat për çiftet e reja Deklarata Albin Kurti ka dhënë premtime konkrete për pagesat për fëmijë, familjet e varfëra, banesat për çiftet e reja, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, pushimin e lehonisë, gratë e papuna, etj. Vlerësimi Hetimet vazhdojnë KRYPOMETRI do të vazhdojë monitorimin e mbajtjes së premtimit nga Albin Kurti nuk lidhje me politikat sociale nëse ai do ta marrë pushtetin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Artikulli Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me ekipin e tij mbrëmë në #DebatPernime shpalosën ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Kurti ka shpalosur programin e tij për politikat sociale duke dhënë premtime konkrete për pagesat për fëmijë, pushimin e lehonisë, banesat për çiftet e reja, gratë e papuna etj. KRYPOMETRI do të vazhdojë monitorimin e premtimeve të dhëna nga Kurti nëse i njëjti do t’i zbatojë nëse e merr pushtetin pas 14 shkurtit. Më poshtë i gjeni disa nga premtimet e Kurtit për politikat sociale: – Familjet me të ardhura më pak se 1 euro në ditë do t’i nxjerrim nga varfëria ekstreme brenda mandatit tonë – Për familjet që kanë fëmijët deri në 2 vjeç, do të ndajmë 20 euro në muaj për fëmijë – Për familjet që kanë fëmijët nga 2 vjeç deri në 16 vjeç, do të ndajmë 10 euro në muaj për fëmijë – Familjet që kanë të ardhura më pak se 7000 mijë euro në vit do t’i rimbursojmë me nga 50 euro për fëmijë – Familjet që kanë të ardhura më pak se 6000 mijë euro në vit do t’i rimburësojmë me nga 100 euro për fëmijë – Familjet që kanë të ardhura deri në 5000 mijë euro në vit do t’i rimbursojmë me nga 150 euro për fëmijë – 5 shtëpi të reja për kujdes ndaj të moshuarve në Kosovë – 4 mijë banesa për çiftet e reja me skemën 120×120 ose 150×150 – Gratë e papuna që lindin, në periudhën e lehonisë derisa fëmija t’i mbush 6 muaj do ta marrin pagën minimale prej 250 euro – Prindërit duhet ta ndajnë pushimin e lehonisë, barrën duhet ta ndajnë shteti me ndërmarrjet përkatëse – Paga minimale do të rritet në 250 euro, kjo është e realizueshme Në debatin e mbrëmshëm, pjesë e “DebatPernime” përballë Jeta Xharrës përveç Albin Kurtit ishin edhe Glauk Konjufca, Arben Vitia, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli, Jeta Statovci, Mimoza Kusari dhe Rozeta Hajdari. Në një debat që zgjati më shumë se 2 orë, Albin Kurti dhe ekipi i tij shpalosën planet për luftimin e korrupsionit, depolitizimin e ndërmarrjeve publike, sundimin e ligjit, vetingun në gjyqësor, programin për shëndetësinë, politikat sociale dhe tema të tjera.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software