About: http://data.cimple.eu/claim-review/273cb3152abcd18831868b11620b0c2cffd969993926dbced75079b3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se vajguri e shëron kancerin dhe leukemin Deklarata Mjeku alternativ, Erxhan Muharremi ka gjetur “sekretin”, që sipas tij shëron kancerin Vlerësimi Me kos Përfundimet e nxjerra nga i vet-quajturi mjekë popullor nuk janë të bazuara në shkencë dhe nuk janë të vertetuara. Onkologu Ardian Millaku thotë se përdorimi i vaj-gurit nuk është metodë që përdorët në mjekësinë profesionale dhe i njëjti nuk ka bazë shkencore. Ai tha se protokollet ndërkombëtare të mjekësisë thonë shërimi i kancerit mund të bëhet me kimioterapi, me rrezatim apo me trajtim paliativ, varësisht prej stadit të sëmundjes. Mjekësia nuk i përjashton edhe metodat alternative për shërim të ndonjë sëmundje, mirëpo deri më tash nuk ka një mendim shkencor që një vajguri mund të bëjë një gjë të tillë dhe të i jetë i aplikueshëm për kancerin e leukemin. Artikulli Shkruar nga Vlera Shabani Më 20 tetor 2022 në një intervistë në emisionin e mëngjesit “ABC e mëngjesit”, i vet-quajturi mjek alternativ Erxhan Muharremi pretendoi se vajguri e shëron kancerin. Kjo deklaratë është publikuar edhe në portalin “ABCnews” dhe e njëjta është shpërndarë edhe nga portalet “Albeu” dhe “S’kaproblem”, si dhe është shpërndarë në disa faqe në Facebook, si: dosja.al. Erxhan Muharremi, i cili thotë që është mjek alternativ, pretendon që pirja e vajgurit shëron kancerin, tumorin dhe leukeminë akute. Për këtë metodë ai nuk përmend asnjë bazë shkencore, por thotë se daton që prej para 9 shekujsh dhe përdoret në shumë vende të botës. Gjatë intervistës ai pretendon se ka shëruar mijëra pacientë madje edhe doktorë me këtë metodë. Mirëpo, ai nuk cek asnjë emër të këtyre personave duke thënë se kjo është sëmundje delikate dhe në të ardhmen ata mjekë dhe pacientë do të deklarohen vetë për suksesin e këtij përdorimi. Ai thotë se përbërja e vajgurit me të gjitha grupet e vitaminave, mineraleve, metaleve, karbohidrateve e fibrave është ajo që ndikon në shërim. Sipas tij ai mund të përdoret për disa muaj, por masa e përdorimit që caktohet nga ai varet prej llojit të kancerit, fazën e tij edhe analizat e bëra. Vajguri është lëndë djegëse e lëngshme që nxirret nga nafta dhe që përdoret si karburant për avionë e helikopterë, për ngrohje, për gatim etj. Përkundër insistimit të gazetarëve, personi i intervistuar nuk ka dhënë asnjë dëshmi që vajguri mund të shërojë kancerin. Gazetarët e kanë pyetur për të treguar ndonjë emer të ndonjë pacienti që e ka sheruar, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet. Ardian Millaku, onkolog në SHSKUK thotë për KALLXO.com që kjo nuk është metodë që përdoret në mjekësinë profesionale. Ai tha se ata respektojnë protokolet ndërkombëtare të mjekësisë dhe nuk ka bazë shkencore për pretendimet e tilla. Ai tregon që shërimi i kancerit bëhet me kimioterapi, me rrezatim apo me trajtim paliativ, varësisht prej stadit të sëmundjes.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software