About: http://data.cimple.eu/claim-review/28b06b98ab017fc69004eabe4dc79009721ed71218f886533215ea34     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Keqpërdoret fotografia e ish-ministrit të Shëndetësisë për të shitur suplemente Deklarata Fortex, produkt për shëndetin e meshkujve Vlerësimi Rrenë Në artikullin me titull “Fortex, produkt për shëndetin e meshkujve” janë përdorë të dhëna të rreme me qëllim të shitjes së një suplementi. Në këtë postim është publikuar fotografia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, por ai e ka mohuar të ketë deklaruar diçka rreth këtij produkti. Suplementi i promovuar nuk ka Autorizim të Marketingut në Kosovë, dokument i nevojshëm për shitjen e ilaçeve dhe suplimenteve në tregun e Kosovës. Artikulli Më 16.06.2024 faqja në Facebook ‘For Your health’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Fortex, produkt për shëndetin e meshkujve”. Në këtë artikull është fotografia e ish-ministrit të Shëndetësisë dhe neuropsikiatrit, Ferid Agani me bashkëshorten e tij. I njëjti artikull është publikuar edhe në ueb faqen fortex-al.nutragoods.org (arkiva). Për ta verifikuar këtë pretendim, Krypometër ka kontaktuar më ish-ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani. Në përgjigjen e neuropsikiatrit Agani, thuhet se ky është mashtrim tendencioz. “Dr. Agani dhe bashkëshortja e tij Dr. Shpresa nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë produkt dhe me përmbajtjen”- thuhet në përgjigjen e tij. Krypometri ka kontaktuar edhe me Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) për të verifikuar nëse produkti ‘Forex’ bën pjesë në listën e barnave që mund të shiten dhe tregtohen në territorin e vendit. Në përgjigjen e tyre thuhet se ky produkt nuk është i regjistruar për tu shitur dhe tregëtuar në Kosovë. “Nuk është i regjistruar pranë AKPPM”- ka thënë Sejdë Tolaj, udhëheqësi AKPPM-së.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software