About: http://data.cimple.eu/claim-review/2a27b024072517cd9c3416c3b3885b134a7e6a0fc1fade4e9a281b21     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklaratat për Albin Kurtin që i mveshen rrejshëm Nasim Haradinajt Deklarata “DUHET TA PRANOJMË QË ALBIN KURTI ËSHTË TRIM DHE LIDER- NASIM HARADINAJ” dhe “Albin Kurti duhet të jetë kryeministër” Vlerësimi Rrenë Janë të rreme pretendimet se Nasim Haradinaj ka thënë se “DUHET TA PRANOJMË QË ALBIN KURTI ËSHTË TRIM DHE LIDER- NASIM HARADINAJ” dhe “Albin Kurti duhet të jetë kryeministër”. Në internet nuk është publikuar asnjë deklaratë e tillë, e dhënë nga Nasim Haradinaj. I kontaktuar nga Krypometër, Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk i ka dhënë këto dy deklarata. Ai ka thënë se qëndrimet e tij për Kurtin janë publike dhe mund të gjenden në secilën paraqitje të tij. Nasim Haradinaj e ka kritikuar Kurtin për mosvizitën në Hagë të krerëve të UÇK. Artikulli Më 26.02.2025, faqja në Facebook Me Albinin Kryeminister (arkiva) ka publikuar një fotografi të ish- nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj. Fotografia mbanë mbishkrimin “DUHET TA PRANOJMË QË ALBIN KURTI ËSHTË TRIM DHE LIDER- NASIM HARADINAJ”- duke pretenduar se është deklaratë e tij. Një postim me përmbajtje të ngjashme nga po e njëjta faqe është publikuar edhe më 16.02.2025. Në postim (arkiva) është shkruar “Nasim Haradinaj: Albin Kurti duhet të jetë kryeministër”. Krypometër i ka kërkuar këto dy deklarata në internet, mirëpo askund nuk figuron se Haradinaj është shprehur kështu për Kurtin. Më tej, Krypometër ka kontaktuar me Haradinajn për të sqaruar nëse ai ka deklaruar diçka të tillë. “Jo, unë nuk kam deklaruar ashtu. Janë të falsifikuara nga ajo faqja Me Albinin Kryeministër. Deklaratat e mia për Kurtin dihen. Mund t’i dëgjoni në disa nga paraqitjet e mia.”- ka deklaruar Haradinaj për Krypometër. Haradinaj është një nga zërat kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ai ka kritikuar Kurtin duke thënë se sa ishte në opozitë i ka sharë dhe fyer Policinë e Kosovës, kurse tash kur është në pushtet po mburret me ta. Gjithashtu, Haradinaj ka kritikuar Kurtin, pasi ky i fundit pati deklaruar se ka menduar që t’i vizitojë ish- krerët e UÇK në Hagë, por që sipas tij është ndaluar për faktin që duhej plotësuar shumë dokumente dhe se formimi i Gjykatës Speciale sipas Kurtit ka qenë gabim. Haradinaj ka thënë se edhe po të ishin 2,000 faqe, ai do të shkonte për t’i vizituar. Sipas tij, kjo është një deklaratë fyese për ta. Nasim Haradinaj ka qenë Nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 25.09.2020, Haradinaj u arrestua së bashku me Hysni Gucatin, për shpërndarjen e informacioneve konfidenciale, lidhur me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova vendosi të modifikojë dënimin e Nasim Haradinajt për lirimin e tij më 14.12.2023, me kushtet e përcaktuara në Vendim – përfshirë qëndrimin në adresën e tij të shtëpisë dhe paraqitjen çdo javë në Stacionin e Policisë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software