About: http://data.cimple.eu/claim-review/2bca99bbb40ab320c9ad02f4a439d258e8ef6f8f789361cbe6ef04b6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Vlora Limani - Hajnuni dhe Adnan Rrustemi, Foto: Adnan Rrustemi/Facebook Ndërrimi i qëndrimit për ndërrimin e partisë Deklarata (04.10.2019) Gazetarja: A ka gjasa me e ndërru partinë ku jeni tash? Vlora Limani – Hajnuni: Jo! Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Në tetor të vitit 2019, Vlora Limani – Hajnuni, e cila në atë kohë ishte pjesë e LDK-së, kishte deklaruar se nuk do ta ndërronte partinë të cilës i përkiste. Por, Limani – Hajnuni e ka ndërruar partinë. Më 7 gusht 2022, kryetari i degës së LVV-së në Lipjan, Adnan Rrustemi, e ka zyrtarizuar kalimin e Limani – Hajnunit në Lëvizjen Vetëvendosje. Rreth 6 muaj pas aderimit në LVV, më 1 shkurt 2023, Limani – Hajnuni është emëruar këshilltare e ministres së Drjetësisë, Albulena Haxhiu. Artikulli Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Limani – Hajnuni, në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare të tetorit të vitit 2019, për KALLXO.com kishte deklaruar se nuk do ta ndërronte partinë. “Jo” – ishte përgjigjur shkurt Limani – Hajnuni më 4 tetor 2019, kur ishte pyetur nga KALLXO.com nëse do ta ndërronte partinë. Por, ish-deputetja e LDK-së e ka ndërruar partinë, nga LDK-ja ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. Më 7 gusht 2022, deputeti i LVV-së dhe kryetari i degës së LVV-së në Lipjan, Adnan Rrustemi, kishte njoftuar se Limani – Hajnuni ishte bërë pjesë e LVV-së. “Vlora Limani Hajnuni në Lëvizje. Vlora, ish-deputete e LDK-së, ish-kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoreshë e Shëndetësisë, nga sot i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!” – kishte shkruar Rrustemi në faqen e tij në Facebook më 7 gusht 2022. Postimi i Rrustemit ishte shpërndarë në po të njëjtën ditë, më 7 gusht 2022, nga vet Limani – Hajnuni dhe nga faqja e LVV-së në Lipjan. Rreth 6 muaj pas aderimit në LVV, më 1 shkurt 2023, Limani – Hajnuni është emëruar këshilltare e ministres së Drjetësisë, Albulena Haxhiu. Më 5 shkurt 2023, Hajnuni – Limani ka njoftuar edhe se ka pranuar një ftesë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që të kontribuojë në kuadër të Grupit Punues për hartimin e dokumentit për vlerësimin e punës së qendrave për punë sociale. KALLXO.com ka raportuar se Muharrem Hajnuni është avancuar në pozitë udhëheqëse në Burgun e Lipjanit më 15 dhjetor 2022, apo 4 muaj pasi gruaja e tij, ish-deputetja Vlora Limani- Hajnuni kaloi nga LDK-ja në Lëvizjen Vetëvendosje. Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 6 tetor 2019, mori 8,848 vota. Mandati i saj si deputete e Kuvendit të Kosovës zgjati nga 26 dhjetori 2019 kur u bë konstituimi i Kuvendit deri më 22 gusht 2022 kur u shpërbë Kuvendi. Përbërja e këtij Kuvendi kishte rrëzuar Qeverinë Kurti 1 më 25 mars 2020.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software