About: http://data.cimple.eu/claim-review/2c8a1de85fe079fec0b71c184e67044fe3a2999faad8ca564a28374e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ministri Pal Lekaj duke inspektuar punimet në rrugën e Veternikut më 19 shtator 2017. Rruga ende nuk është përfunduar – Foto: Facebook Vonesa në fillimin e punimeve në Veternik Deklarata Ministria e Infrastrukturës: Projekti me vlerë mbi 2.5 milionë euro, do të fillojë në fund të muajit qershor. Vlerësimi Rrenë Ministria e Infrastrukturës nuk e ka mbajtur fjalën për fillimin e punimeve në rrugën e Veternikut. Këto punime nuk kanë filluar në fund të qershorit siç ishte paralajmëruar. Tani kjo ministri ka dhënë afat tjetër për fillimin e punimeve. Artikulli Punimet për zgjerimin e hyrjes dhe urës në Veternik të Prishtinës nuk kanë filluar në fund të muajit qershor ashtu siç kishte deklaruar Ministria e Infrastrukturës. Kjo ministri në një bisedë për KALLXO.com ka thënë së punimet do të fillojnë në javën e dytë të muajit korrik. “Të mërkurën (10 korrik) fillojnë punimet’, ka thënë shkurt Zyra për Informim në ministrinë e udhëhequr nga Pal Lekaj. Ndërkaq, më 10 qershor, përmes një postimi në ‘Facebook’, MIT gjatë paralajmërimit së punimet do të fillojnë në fund të muajit qershor, e kishin vlerësuar si projekt ‘tejet i rëndësishëm’ për këtë zonë të mbingarkuar nga komunikacioni. “Projekti me vlerë mbi 2.5 milionë euro, do të fillojë në fund të muajit qershor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, është e përkushtuar që të zhvillohet sipas planit dinamik të punimeve, duke evituar çfarëdo vonese në përfundim të punimeve me kohë”, thuhet në komunikatën e MIT-së. Në anën tjetër, në muajin mars të këtij viti, ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kishte hapur konkurs më vlerën e parashikuar mbi 2.5 milionë euro. Më 7 qershor është publikuar njoftimi për dhënie të kontratës, në të cilën si fitues i kësaj kontrate është ‘Eskavatori Company Sh.P.K” nga Ferizaj e që 3 ditë më vonë është publikuar njoftimi për nënshkrimin e kontratës. Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është 2.504.150,82 euro. Ky projekt është kritikuar për shkak të vonesave të shumta, si rrjedhojë zgjerimi i rrugës në hyrje të Prishtinës me tetë korsi ishte inauguruar me 18 prill të 2017-ës. Në nëntor të vitit të kaluar, KALLXO.com raportoi se Ministria dhe Komuna e Prishtinës, nuk e kanë ndonjë datë të saktë se kur do të finalizohet zgjerimi i rrugës. https://kallxo.com/ne-fund-te-qershorit-pritet-te-filloje-zgjerimi-i-hyrjes-se-veternikut/ Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software