About: http://data.cimple.eu/claim-review/2d70ac9ea42f8b48158dfc9a7a0d20e8cc35614494a66b4ffc025e27     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • ‘Tërheqja Taktike’ e Presidentit Deklarata Hashim Thaçi: “Iniciativa ligjore për ndryshimin e mandatit të FSK-së duhet të vazhdojë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pa vonesa të mëtejshme”. Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Gjatë tërë muajit, Presidenti ka qenë i bindur që iniciativa e tij për ta ndryshuar mandatin e FSK-së përmes ligjit, duke i shmangur ndryshimet kushtetuese, do të shkojë deri në fund dhe nuk jepte shenja tërheqjeje ndaj presionit ndërkombëtar. Por vizita e zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, në Kosovë javën e kaluar, duket se e ka ndryshuar kursin e Thaçit. Të premten ai u tërhoq nga iniciativa për FSK-në e nisur pikërisht një muaj më parë. Artikulli Presidenti Hashim Thaçi ka ndërruar qëndrim sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri. Një muaj më herët ai insistonte se transformimi do të ndodhë me ndryshime ligjore, ndërsa tash thotë se kjo do të bëhet me anë të ndryshimeve kushtetuese. Më 7 mars, Presidenti Thaçi ia dorëzoi Kryeparlamentarit Kadri Veseli projekt-ligjin për transformimin e FSK-së. Vetëm një ditë më vonë, u mblodh kryesia e kuvendit dhe i njëjti u procedua në qeveri për mendim. Por deri sot qeveria nuk e ka kthyer projekt-ligjin tek deputetët. Po më 8 mars, Thaçit i erdhën në takim ambasadorët e Quint-it të akredituar në Kosovë. Menjëherë pas takimit Presidenti doli në konferencë për media. “.. për tre vjet me radhë jemi munduar ta koordinojmë këtë veprim me deputetët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, por ata e kanë bërë të qartë se kurrë nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Mirëpo, ritheksoj se iniciativa ligjore për ndryshimin e mandatit të FSK-së, duhet të vazhdojë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pa vonesa të mëtejshme”, kishte thënë Presidenti. “Ne si institucione demokratike kemi vendosur që FSK-së t’ia japim mision dhe detyrat e një ushtrie moderne e cila do të jetë në gjendje që ta kryejë këtë mision”, kishte deklaruar Thaçi. Ndërkohë që ai deklarohej që transformimi do të ndodhë me ndryshime ligjore, NATO e SHBA thonin se transformimi duhet të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese. Madje partnerët strategjik kishin deklaruar se nëse Kosova bënë ushtrinë njëanshëm, mbështetja ndërkombëtare do të rishqyrtohet. E fiks një muaj pas, Presidenti ka ndërruar qëndrim, thash thotë se do t’i bind serbët. “Unë sot i kam dërguar sot një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Veseli përmes të cilës kam kërkuar që iniciativa për ndryshimin e mandatit dhe rolit të FSK-së të mos vihet në rend të ditës edhe për pak kohë, përderisa institucionet tona dhe partnerët tanë strategjikë nuk përfundojnë edhe këtë përpjekje të fundit për të siguruar mbështetjen e të gjitha komuniteteve që transformimi i FSK-së të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”, tha Thaçi. Por zëvendës kryeministri Branimir Stojanoviq, përfaqësues i Listës Serbe, kundërshtoi transformimin e FSK-së në ushtri duke thënë “nuk është e vërtetë që serbët mbështesin themelimin e ushtrisë”. http://kallxo.com/thaci-insiston-per-ushtrine-por-serbet-nuk-binden/
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software