schema:text
| - Rrena për pajisjen me sistem kundërajror të bazës së FSK-së
Deklarata
T’merr për Serbinë!: Bondsteeli Shqiptarë afër Serbisë! Pajiset me Sisteme Kundërajrore!
Vlerësimi
Rrenë
Titulli i artikullit “T’merr për Serbinë!: Bondsteeli Shqiptarë afër Serbisë! Pajiset me Sisteme Kundërajrore!” është i rremë. Nga Forca e Sigurisë së Kosovës është konfirmuar se pika në Cërrnushë është poligon stërvitor, zyrtar dhe i legalizuar nën menaxhimin aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës. I njëjti nuk është furnizuar me sistem kundërajror.
Artikulli
Më 26 janar 2023 faqja e internetit bbcnewsm.com ka publikuar një artikull me titull: “T’merr për Serbinë!: Bondsteeli Shqiptarë afër Serbisë! Pajiset me Sisteme Kundërajrore!”
Artikulli është shpërndarë edhe nga faqja e internetit republikalajm.com, blicalb.com, zeripress.com, dhe nga faqet e Facebook-ut Artistet Shqiptar, Lajme Fresh24, Arjola Demiri, Gazeta e Kosovës, Shkurteshqip.net, Lajmi Sot, TrOll në Shqip,
Artikulli flet për këtë bazë ushtarake pa iu referuar asnjë burimi zyrtar.
“Kuptohet që kjo bazë do ti ketë të gjitha kapacitetet për mbr ojtjen territoriale të Republikës së Kosovës, por ende nuk dihet sistemi rak etor apo më mirë të themi kundër-ajror i cili do vendoset aty sipas disa informacioneve, për shkak se kjo kodër është parë si pikë strategjike nga FSK dhe e përshtatme për gjdo lloj sistemi, lloji i ty”-është shkruar në tartikull.
Pavarësisht paralajmërimit në titull, në artikull nuk thuhet se kodra e Cërrnushës është pajisur me sisteme kundërajrore, por vetëm supozohet se do të furnizohet me një sistem të tillë.
KALLXO.com ka kontaktuar me Sefer Isufi, gjeneral brigade në Forcën e Sigurisë së Kosovës i cili thot se informacioni është i rremë.
“Poligonin stërvitor që e kemi në Cërrnushë, qysh e dini, është poligon zyrtar, i legalizuar dhe nën menaxhimin aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës. E shfrytëzojmë për nevojat tona stërvitore dhe kemi planet për projekte infrastrukturore që kemi për t’i realizuar”- ka thënë ai.
Isufi e ka demantuar lajmin se e njëjta pikë është furnizuar me armatim kundërajror.
“Lidhur me këtë, nuk ka asgjë të vërtetë. Në kontekstin e lajmit, nuk ka asgjë të vërtetë. E demantojmë plotësisht.”- ka thënë Isufi për KALLXO.com.
|